Panorama Sport (Albania)

Arjan Peço firmos me Nisën, do ketë rolin e ndihmëstra­jnerit

Nga moshat e Bazelit, te 4 herë kampionët e Francës Pjesë e stafit të Favresë, ja karriera e ish-mesfushori­t

-

Klubi i njohur fran cez, Nisa, ka pre zantuar trajnerin e ri të saj, Lusien Favre, zviceranin që merr edhe një herë drejtimin e skuadrës, pas largimit të Kristofer Galtierit. Pjesë e stafit teknik të Favresë do të jetë edhe ishmesfush­ori i Kombëtares shqiptare, Arjan Peço, i cili ka luajtur edhe për Dinamon dhe Partizanin në Superiore. 47-vjeçari ka punuar si teknik i skuadrave të moshave të Bazelit, nga U17 e deri tek U-21, ndërsa tani ka nisur një aventurë të re në Francë si ndihmëstra­jner te 4 herë kampionët e Francës.

KARRIERA E PEÇOS

Arjan Peço është aktualisht 47 vjeç, i lindur në Leskovik. Ai e ka nisur karrierën e tij te klubi i Dinamos, ku ka luajtur nga viti 1992 deri në 1996, ku arriti të shënonte edhe 12 gola në 95 ndeshje të luajtura gjithsej. Një mesfushor i mirëfilltë, i cili pas katër vitesh kalon te skuadra tjetër e kryeqyteti­t, Partizani, ku aktivizohe­t edhe për dy vite të tjera, deri në 1998, kur do të niste edhe një aventurë jashtë Shqipërisë. Destinacio­ni do të ishte Zvicra, ku Peço firmos me Delemontin për një sezon dhe më pas shkon tek Yverdon për dy vite. Ndërkohë, ekipi tek i cili ka qëndruar më gjatë dhe ka numrin më të madh të ndeshjeve është Konkordia Bazel, ku ai luan nga viti 2001 deri në 2006, duke regjistrua­r 140 ndeshje. Karriera e tij mbyllet po në Zvicër, me skuadrën e Laufenit në 2008-ën. Gjithashtu, Arjan Peço ka kontribuar edhe në ekipin kombëtar, nga 1996 deri në 2002, me 13 ndeshje në total. Karriera e tij si trajner filloi në vitin 2011, po në shtetin zviceran, ku ai drejtonte moshën U-14 të ekipit të Bazelit. Me kalimin e viteve ai u transferua tek U-17, U-18, deri tek U-21, ndërsa tani ka një sfidë më vete, atë të trajnerit të dytë në një klub të madh në Francë, siç është Nisa.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania