Panorama Sport (Albania)

Juve, Di Maria konfirmon: Jemi në detajet e fundit

Pas Pogbasë, bardhezinj­të akord edhe me argjentina­sin Alegri fërkon duart, por Angeli do të firmosë për 1 vit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Angel di Maria më në fund do të vish et bardhezi. Lajmi që shumë prisnin në Torino, trajneri Masimilian­o Alegri më shumë se kushdo tjetër më në fund merr konfirmime të rëndësishm­e dhe tani po që edhe Juventusi i ri nis të marrë formë dhe të rikthehet që të frikësojë këdo në Itali. Pas akordit me Pol Pogbanë, pa dyshim që të shtuarit edhe argjentina­sin në skuadër është një hap i rëndësishë­m për të pasur një repart ofensiv që duket më shumë sesa i rrezikshëm, duke parë se çfarë kanë bërë në karrierën e tyre dy juventinët “e rinj”. Pol Pogba garanton cilësi në mesfushë dhe goditje me breshëri nga jashtë zone. Madje, edhe gola nga distanca, duke qenë se në aventurën e parë me Juventusin, shifrat flasin për 21 gola nga 34 në total nga jashtë zonës rivale. Ndërkohë, Di Maria është një futbollist që menaxhon në mënyrë perfekte korsinë e majtë, por edhe të djathtë. Është i shpejtë dhe i saktë në driblim, por specialite­ti i tij janë asistet dhe këto nevojiten për të ndezur motorët e gjigantit serb, Dushan Vlahoviç. Prandaj, tani të gjithë te Juventusi presin fillimisht firmat dhe zyrtarizim­et e dy lojtarëve që do të shtojë ndjeshëm edhe dozën e eksperienc­ës europiane në pritje të Champions-it të ardhshëm, por në të njëjtën kohë edhe t’i shohin në aksion dhe të shpresojnë që me Pogbanë e Di Marian “Zonjë e Vjetër” do të rikthehet të luftojë denjësisht për çdo trofe në Itali të paktën, pas dy vendeve të katërta, por pse jo edhe në Ligën e Kampioneve.

KONFIRMIMI

Ndonëse për momentin nuk ka një datë fikse mbi zbarkimin e “El Fideos”, fjalët e stafit menaxheria­l të tij për të përditshme­n torineze “La Stampa” janë ato që të gjithë donin të dëgjonin: “Po flasim për detajet e fundit me Juventusin dhe besoj se nëse ato plotësohen do të vijë normalisht edhe firma e Angelit në kontratë. Jemi pranë mbylljes dhe besojmë se do të shkojë gjithçka siç duhet”. Detajet për të cilat stafi i Di Marias flet është çështja e kohëzgjatj­es së kontratës. Sulmuesi i majtë duket se ka dëshirë që të kthehet shpejt në Argjentinë

dhe për momentin këmbëngul për të pasur vetëm 1 vit kontratë me Juven (drejtuesit do ta donin për 2 vite), për të mos qenë i kushtëzuar mbi një zgjedhje tjetër të mundshme pas Botërorit dhe verës së ardhshme. Ndërkohë, Angel ka pranuar 7 milionë

euro në sezon, ndërkohë që me një akord 2-vjeçar rroga pritej të ishte edhe më e lartë për 34-vjeçarin, pasi taksat që Juventusi do të duhej të paguante do të ishin më të ulëta, falë “Dekretit të rritjes”, ligji italian i aprovuar në vitin 2018.

 ?? ?? Fotomontaz­h i Di Marias me bluzën e Juves
Fotomontaz­h i Di Marias me bluzën e Juves

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania