Panorama Sport (Albania)

“Zonja” është e babëzitur, tani kërkon edhe Zaniolon

Mesfushori i Romës në shënjestër, por edhe mbrojtësi Kulibali nëse largohet Matajs de Ligt

-

Juventusi po planifikon të kthehet fuqishëm në garë për titullin në Serinë A sezonin e ardhshëm. Bardhezinj­të nuk duan të humbasin asnjë centimetër në rivaliteti­n me Milanin dhe Interin dhe po lëvizin fuqishëm në merkato. Në pritje të zyrtarizim­it të Pol Pogbasë dhe të Angel di Marias, “Zonja e Vjetër” nuk ka ndër mend të ndalet me kaq. Përkundraz­i, ka planifikua­r për t’i shtuar dhe të tjerë emra të rëndësishë­m përbërjes. Objektivi tjetër madhor i Juventusit është ylli i Romës, Nikolo Zaniolo. Mesfushori i kombëtares italiane shihet si një element shumë i rëndësishë­m për planet dhe modulin e lojës së Masimilian­o Alegrit. Juventusi po e ndjek prej kohësh talentin verdhekuq dhe kërkojnë të përfitojnë sa të

munden nga ftohja e marrëdhëni­eve mes Romës dhe lojtarit, pas ngërçit me çështjen e rinovimit të kontratës. Problemi i madh i Juventusit është çmimi mjaft i kripur i vendosur nga drejtuesit e Romës, të cilët kërkojnë diku mes 60 dhe 70 milionë eurove. Juventusi nuk ka ndër mend të paguajë një shumë të tillë dhe

po mendon të ofrojë ndonjë lojtar për të joshur Romën. Juventusi po mendon të fusë në lojë kartonin e Artur Melos. Braziliani do t’i bënte punë Murinjos, por pista është ende tepër e vakët. Një tjetër emër që Juventusi mendon ta përdorë si kundërlëvi­zje është edhe mesfushori amerikan, Ueston Mekeni.

KULIBALI, NË PRITJE

– Juventusi nuk po punon vetëm për sulmin. Bardhezinj­të e Torinos po mendojnë edhe për mbrojtjen. Kjo mund të jetë një javë plot zhvillime në lidhje me Matajs de Ligtin. Rinovimi i tij ka mbetur pezull, teksa Çelsi e Siti janë shfaqur në dritare. Çelsi, madje, ka ofruar Timo Vernerin ose Pulisiçin në këmbim

të holandezit. Por Juventusi nuk heq dorë nga kërkesa prej së paku 100 milionë eurosh. Nëse bardhezinj­të do të arkëtojnë një shumë të tillë, një pjesë e konsiderue­shme e tyre do të investohet për gjigantin e mbrojtjes së Napolit, Kalidu Kulibalinë, i cili në vitin e tij të fundit të kontratës vlerësohet rreth 30 milionë euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania