Panorama Sport (Albania)

“Reperi” Leao: S’vlej 100 mln euro

Nga teknologji­a te muzika me shokët e lagjes, portugezi rrëfen sekretet e tij “Më rrogën e parë u bleva shtëpi prindërve, pas futbollit do të bëhem...”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ylli i Milanit, Rafael Leao, ka dhënë një intervistë për mikrofonat e “Login”, një revistë mujore, suplement i “Corriere della Sera”. Sigurisht, sport në fjalën e portugezit, por edhe shumë komente kushtuar inovacioni­t dhe teknologji­së.

Klauzolë 150-milioneuro­she, ndërkohë që ka klube gati të shpenzojnë të paktën 100 milionë për ju...

Vlera ime në treg është më e lartë se 100 milionë euro, por unë nuk mendoj për këtë. Vlera ime e vërtetë është diçka tjetër dhe jo ajo që më atribuojnë. Zoti më dha talent dhe duhet të jem mirënjohës e të vazhdoj të punoj fort për të mos e humbur atë.

Ndërkohë, keni fituar më shumë se 1 milion ndjekës në “Instagram”

E pranoj që është diçka pozitive. Në të vërtetë, është një nder të jesh shembull për më të rinjtë që ndoshta më ndjekin për mënyrën time të të qenit ose sepse u pëlqen përmbajtja e atyre që postoj. Por unë jam një futbollist, një sulmues dhe, prandaj, numrat që më bëjnë më të lumtur janë ata në fushë.

Çfarë mendoni për strategjin­ë dixhitale për të përfshirë tifozët?

Milani është një klub i madh me mbi 500 milionë tifozë, të cilët janë edhe elementi i vërtetë themelor i futbollit. E shoh të drejtë të përpiqem të përfshij dhe emocionoj secilin prej tyre, jam i kënaqur me këtë kontakt dhe me rritjen që po bëjmë në këtë drejtim. Kanalet dixhitale i lejojnë tifozët tanë të ndihen pranë skuadrës dhe lojtarëve të tyre të preferuar në çdo kohë. Njëherë madje mbaj mend që kam sfiduar “online” një lojtar të Interit. Ishte një derbi interneti me shumë tifozë dhe ishte një mënyrë e mirë për të ndërveprua­r me ndjekësit.

Është kjo mënyrë për të qenë shembull për brezat e rinj?

Jam krenar për këtë. Jam ende i ri dhe e di që duhet të rritem nga të gjitha këndvështr­imet. Por, ideja se konsideroh­em shembull për më të rinjtë sigurisht që më gëzon shumë. Megjithatë, kjo është gjithashtu një përgjegjës­i, diçka që duhet mbajtur parasysh çdo ditë. Gjërat që të ndodhin duhet t’i përballosh me vendosmëri dhe atë që unë e quaj “shpirti i sërfistit”: nëse nuk mund të lundrosh mbi një dallgë, e di që më pas do të vijë një tjetër dhe më duhet të jem gati. Futbolli ka të njëjtat rrënjë si jeta: duhet të jeni të vetëdijshë­m për forcën tuaj dhe të vazhdoni të punoni për t’u përmirësua­r. Gjithmonë.

Jeni rritur në varfëri, por keni një markë veshjesh dhe jeni i njohur. Çfarë ka rëndësi

më shumë në këto momente?

Për mua, gjëja më e rëndësishm­e është familja. Atë që bëj në fushë dua t’ua përcjell atyre, dua t’u bëj mirë atyre. Marrëdhëni­a me nënën time është e veçantë. Babai im është një person pak i ftohtë dhe dëshiron që unë të bëj gjërat e duhura. Jam shumë i lidhur me

prindërit dhe me rrogën e parë ua bleva menjëherë shtëpinë.

Mund të na thoni diçka për pasionin tuaj për muzikën?

Më pëlqen shumë të bëj rep dhe mendoj se kur të përfundoj karrierën time futbollist­ike, mund ta bëj këtë si profesion. Për momentin, është vetëm një hobi. Bëj rep, por flas mbi të gjitha për jetën time, për sakrificat

për të arritur deri këtu. Këtu, miqësia është një tjetër vlerë shumë e rëndësishm­e. Në futboll kam shumë miq, në Milano dhe gjithashtu në ekipe të tjera. Kjo krijon grup, unitet dhe gjithashtu vlera. Dhe jam krenar që jam në një klub që është shumë i vëmendshëm ndaj çështjeve të përgjegjës­isë sociale, i cili ka bërë kaq shumë

për të promovuar drejtësinë, barazinë dhe gjithëpërf­shirjen përmes shembujve pozitivë të sportit.

Ka një shpjegim emrit juaj artistik “Way 45”?

Shumë njerëz më pyesin. 45 është kodi postar i rajonit tim në Portugali, ndërsa “Way” do të thotë “shteg”, kështu që është paksa një lidhje midis

origjinës sime dhe rrugës në të cilën po udhëtoj. Bairro de Jamaica, ku kam lindur, është gjithçka për mua. Aty kam filluar të luaj, kam familjen time, miqtë e mi, njerëzit më të dashur. Ajo lagje është zemra ime.

Cila është rëndësia e mediave sociale?

Përdorimi i rrjeteve sociale është shumë i dobishëm, ato më lejojnë të qëndroj në kontakt me familjen dhe miqtë e mi dhe të shoh, qoftë edhe përmes ekranit, njerëzit që dua. Nëna ime më telefonon çdo ditë, për shembull, edhe pse ajo shpesh thjesht dëshiron të dijë nëse kam ngrënë.

Çfarë dallimi ka midis të luajturit në stadiume bosh dhe plot?

Futbolli pa tifozë është tjetër gjë. Këtë vit në “San Siro”, mbi një milion njerëz erdhën në total për të na mbështetur, pa marrë parasysh se sa herë larg, ishte gjithnjë si të luanim në shtëpi. Në Rexho Emilia, në ndeshjen vendimtare, dukej si Milano. Besoj se emocionet që jep një ngjarje si një ndeshje futbolli reale janë të pakrahasue­shme. Dhe pastaj vala e njerëzve që na përshëndet­ën në kthimin tonë në qytet dhe të nesërmen në paradë me autobusin e hapur. Ndjenjat që merr në jetën reale janë diçka tjetër.

 ?? ?? Divok Origi në aeroportin e Malpensas në Milano
Divok Origi në aeroportin e Malpensas në Milano
 ?? ?? Rafael Leao dhe kopertina e albumit muzikor
Rafael Leao dhe kopertina e albumit muzikor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania