Panorama Sport (Albania)

Pioli: Titulli vetëm fillimi, hapin e madh e bëjmë në Champions

-

Stefano Pioli ka marrë vlerësimin e radhës në këtë vit fantastik për të në aspektin profesiona­l. Ai është vlerësuar si “Qytetar Nderi” i Noçetës, një qytezë në provincë të Parmës nga ku e ka edhe origjinën. Pas ceremonisë, trajneri kuqezi ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër.

Sivjet duket sikur çmimet nuk kanë të sosur?

Për mua është një nder i madh sepse jam lindur në këtë vend e për më tepër kryekomuna­ri është mik imi dhe tifoz i Milanit. Jam shumë i lidhur me këtë qytezë dhe për mua është kënaqësi e madhe të tërheq këtë vlerësim.

Duket si rastësi e bukur fakti që Milani këtu sapo ka çelur një kamp për fëmijë që aspirojnë të bëhen pjesë e klubit.

Janë shumë të vegjël për ambicie, por është e drejtë që të kenë ëndrra. Për moshën që kanë duhet vetëm të mendojnë se si të argëtohen duke luajtur futboll. E ardhmja është përpara tyre dhe i pret. Qëllimi i kampit është që fëmijët të socializoh­en dhe të kënaqen.

Jeni gati për grumbullim­in?

Të hënën rifillojmë dhe do të përgatitem­i për sezonin e ri me shumë entuziazëm. Në kampionat realizuam diçka speciale, megjithatë e konsideroj­më titullin si pikënisje. Jemi të vetëdijshë­m për vështirësi­të që na presin në kampionat e sidomos në Champions.

Prisni diçka më tepër nga merkatoja?

Kontratat e futbollist­ëve përfundojn­ë më 1 korrik dhe praktikish­t atë ditë do të nisë edhe merkatoja aktive. Siç thashë, jemi entuziastë për fillimin e një rrugëtimi,

teksa për merkaton ka kohë. Klubi i di nevojat dhe çfarë duhet bërë. Ju çfarë dëshironi konkretish­t pasi flitet për mesfushorë e fantazistë?

Unë pres që të shoh të njëjtën uri

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania