Panorama Sport (Albania)

Gola në debutim dhe pak Milan në emër, 5 ‘sekretet’ e Asensios

Bilbao s'e deshi, mamaja ia premtoi presidenti­t Perez Tifoz madrilen, ja pse feston me sytë nga... qielli

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nuk është mister që Milani synon Marko Asension e Realit të Madridit. Ekziston nyja e rrogës për t’u zgjidhur, por marrëdhëni­et mes dy klubeve janë të shkëlqyera dhe po studiojmë një formulë që mund t’u pëlqejë të gjithëve. Sigurisht, lojtari më pas do të duhet të bëjë një hap të rëndësishë­m drejt kuqezinjve, me një kërkesë page që mund të plotësohet nga Milani. Ndërkohë, le ta njohim më mirë përmes 5 kuriozitet­eve të raportuara nga “La Gazzetta dello Sport”.

ORIGJINA - Nëna e tij, Maria Gertruida Margareta Vilemsen. E lindur në Holandë dhe një admiruese e madhe e Marko van Bastenit, prej nga vjen emri i djalit të saj të dytë. Me pushime në Majorka, Maria njohu bashkëshor­tin e saj, Gilberto. Ai bask, ajo holandeze, ata ndërtuan familje dhe Igor e Marko i plotësuan në dashurinë e tyre. Në vitin 2006, bashkëshor­tët Asensio takuan Florentino Perezin, me pushime në Palma, ku ai e ka mbajtur gjithmonë jahtin e tij. Maria erdhi dhe i tha presidenti­t të atëhershëm në dorëheqje nga “Casa Blanca”: “Një ditë djali im do të luajë për Real Madridin”. Ajo kishte të drejtë. Kjo anekdotë u kujtua nga Perez në ditën e prezantimi­t të Asensios në “Bernabeu”. Nëna e tij, Maria, ndërroi jetë në gusht të vitit 2011, e goditur nga një kancer që nuk i dha asnjë shans mbijetese. Një tragjedi që shënoi Markon, i cili për këtë arsye feston gjithmonë golat e tij duke treguar qiellin.

BILBAO E REFUZOI - Babai i Asensios, Gilberto, siç thamë, është bask dhe emigroi në Gjermani si futbollist për të luajtur në Asen. Kur u kthyen, ai firmosi me Barakaldon, një klub historik dhe më pas u transferua në Basurto dhe Erandio, klube të vogla të futbollit bask. Babai i Asensios ishte tifoz i Atletikos së Bilbaos dhe i propozoi klubit që ta çonte djalin e tij në akademi, por Marko u refuzua për kriteret e pranueshmë­risë. Ky ishte një zhgënjim i madh për babain e tij.

PRAG MARTESE - Disa javë para se të ngrinte Champions-in e tij të tretë, Marko Asensio kërkoi dorën e Sandra Garalit, duke u gjunjëzuar në një restorant të njohur të Madridit. Ata kanë jetuar së bashku për disa kohë me qentë, Zarpas, Bodo dhe Romë. Ajo është nga Madridi, ndër pasionet e saj të shumta janë sporti, poezia dhe karriera e modelingut, teksa studion për arkitektur­ë dhe dizajn në Universite­tin Politeknik të kryeqyteti­t spanjoll.

GOLA DEBUTUES - Me Realin e Madridit, nën urdhrat e Zidanit, Asensio debutoi në Superkupën Europiane kundër Seviljes më 9 gusht 2016 dhe shënoi pas 21 minutash. 12 ditë më pas ishte ndeshja e tij e parë në La Liga, në transfertë kundër Real Sociedadit: një tjetër gol. Muaji tetor po vjen. Debutimi i Champions kundër Legia Varshavës: një tjetër gol. Pastaj Kupa e Mbretit ku kundërshta­ri ishin modestët e Kultural Leonesa dhe Asensio shënoi përsëri. Në gusht 2017, ai bëri paraqitjen e tij të parë në Superkupën e Spanjës, në “Camp Nou”: ishte i tiji goli i 3-1. Gjithmonë në debutim ka arritur të shënojë, por kjo nuk i ndodhi me kombëtaren spanjolle për të cilën shënoi për herë të parë në paraqitjen e 17-të.

FATI – Marko Asensio ka mbështetur gjithmonë Real Madridin, por karriera e tij mund të kishte marrë rrugë të tjera. Pjesë e akademisë së Majorkës për pak sa nuk përfundoi te Barcelona, por katalanasi­t dëshironin të paguanin 4.5 milionë me këste. Nga situata përfitoi Reali që i pagoi shumën menjëherë. Pjesa tjetër është histori e njohur.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania