Panorama Sport (Albania)

Lautaro kishte firmosur me Atletikon, por tani kërcënimi është Antonio Konte

-

Lautaro Martinez është konsiderua­r si i paprekshëm në radhët e Interit, pavarësish­t mbërritjev­e të reja në atë repart. Argjentina­si, që ka e ka pasur sezonin më të mirë të karrierës atë që lamë pas, është kthyer në qendër të projektit të zikaltërve duke përmbushur pritshmëri­të e klubit, që kanë ekzistuar që në momentin që ai vuri këmbën në Milano. Por nuk e ka pasur vetëm Interi një vizion të tillë për sulmuesin, por edhe Atletiko Madrid, e cila në 2017 ishte e sigurt se “demi” do të transferoh­ej në Spanjë. Siguria e madrilenëv­e nuk vinte vetëm nga premtime mes palëve, por nga hapa konkretë të ndërmarrë, siç ka zbuluar ditën e djeshme “Mundo

Deportivo” që ka publikuar fotografi të Lautaros nga momenti i nënshkrimi­t të kontratës me Atletikon. 24-vjeçari kishte kryer të gjitha procedurat duke kaluar vizitat mjekësore dhe operacioni ishte 99% i përfunduar derisa në skenë doli Interi dhe Lautaro tërhoqi pas të gjitha veprimet e tij, duke zgjedhur italianët.

TOTENHEMI - E që nga ai moment Lautaro duket se zgjedh Interin gjatë çdo merkatoje verore që e përball atë me tundime nga më të ndryshmet. Atletiko është gjithmonë aty, me Simeonen që asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë për numrin 10 aktual të zikaltërve, por është edhe dikush tjetër që nuk qëndron vetëm duke

parë: Antonio Konte. Ish-trajneri i Interit e njeh mirë argjentina­sin që e ka stërvitur për dy sezone dhe i ka kërkuar Totenhemit të jetë ai dhurata për Champions League. Sipas “Daily star”, kryesia e londinezëv­e po përgatit një ofertë që shkon deri në 80 milionë euro, një shifër joshëse, por që do të jetë sërish e pamjaftues­hme për të bindur Interin. Zikaltrit e dinë mirë rëndësinë që ka sulmuesi për Inzagin dhe skuadrën dhe nuk do ta sakrifikon­in atë, edhe pse në fund nevoja për të arkëtuar mund t’i detyrojë italianët të heqin dorë nga Lautaro, natyrisht për një shifër edhe më të lartë se ajo e propozuar nga Totenhemi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania