Panorama Sport (Albania)

“Leva te Barça, për të rivalizuar Benzemanë”

-

Ish-agjenti i Robert Levandovsk­it, Çezar Kuçarski, ka deklaruar për mediat spanjolle se sulmuesi aktual i Bajernit e ëndërron prej kohësh transferim­in në Spanjë. Kuçarski është shprehur i bindur se Leva do t’i bashkohet Barcelonës deri në mbylljen e merkatos së verës. Por ish-agjenti i sulmuesit të kombëtares polake ka zbuluar dhe një fakt interesant në lidhje me dëshirën e Levës për t’iu bashkuar katalanasv­e. “Leva është i vendosur për të luajtur me Barcelonën. Një nga arsye përse ka zgjedhur këtë klub është se ai dëshiron të tregojë se është edhe më i mirë se Karim Benzema. Për Levandovsk­in futbolli është punë dhe ai dëshiron të bëjë punën e tij me profesiona­lizëm. Si te Reali, si te Barça ai do të ishte i suksesshëm”, ka thënë Kuçarski për “SER”. Por nëse Leva dëshiron me çdo kusht Barçën, problemi qëndron te Bajerni që vazhdon të mos hapë rrugë, duke i kujtuar sulmuesit kontratën deri në vitin 2023. “Nuk kam dyshime se Barça dhe Leva do të bëjnë gjithçka për të mundësuar transferim­in e tij në Spanjë. Besoj se do të shkojë në Barcelonë”. Kuçarski ka zbuluar gjithashtu se dëshira e Levandovsk­it është që ta mbyllë karrierën e tij në SHBA. “Ai duhet të shtojë edhe më shumë presionin ndaj Bajernit për ta lënë të lirë. Drejtuesit e Bajernit nga ana e tyre e kanë të qartë se Leva dëshiron të kalojë në Spanjë dhe që andej në SHBA për të mbyllur karrierën”, ka thënë ish-agjenti i lojtarit. Tebas – Për të ardhmen e Levandovsk­it ka folur edhe presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas. “Shpresoj që Levandovsk­i të vijë në Spanjë për të luajtur me Barcelonën. Uroj që me lëvizjet që po bën Barcelona ta mundësojë afrimin e tij. Ai është një legjendë e Bajernit të Mynihut dhe një nga më të mëdhenjtë në Europë”, ka thënë Tebas.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania