Panorama Sport (Albania)

Agjenti i Manesë: Mesi i vendosi Barçës kusht Sadionë

Argjentina­si kërkoi dy emra për të rinovuar në “Camp Nou” “Donte sulmuesin dhe një qendërmbro­jtës argjentina­s”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Lionel Mesi kërkoi Sa dio Manenë te Bar celona përpara se të largohej nga “Camp Nou” për të firmosur me PSG-NË. E thotë menaxheri i sulmuesit të Bajernit. Me kontratën e Mesit që skadonte verën e shkuar, ylli argjentina­s kërkoi gjatë bisedimeve me klubin për rinovimin dy emra futbollist­ësh për të firmosur. Mane, i cili një vit më parë luante në “Anfield” ishte një nga emrat që 35-vjeçari kërkoi në “Camp Nou”, ndërsa ai ishte duke negociuar kontratën e re. “Vitin e shkuar Mane mund të ishte transferua­r te Barcelona”, tha Bakari Sise për “RMC Sport”. “Ishte Lionel Mesi, i cili kërkoi emrin e Sadio Manesë si kusht për rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën. Ai dha dy emra: Sadio Manenë dhe një qendërmbro­jtës argjentina­s”. Sise i cili e dërgoi sulmuesin senegalez një javë më parë në Mynih, zbuloi se për 30vjeçarin ishte i interesuar edhe klubi i PSG-SË. Por me kampionët e Francës diskutimet u mbyllën për shkak të largimit të drejtorit sportiv, Leonardo. “Po, PSG-JA u hodh në sulm për Sadionë. Leonardo kishte disa kontakte me menaxherin gjerman. Ata u takuan me njëritjetr­in, diskutuan detajet për transferim­in e Sadiosë te PSGJA, por përfundoi atje. Të gjithë e dinin se Leonardo ishte në një karrige me katapultë dhe ne duhet të prisnim”. Mesi e ka konfirmuar edhe më herët admirimin e tij për ish-yllin e Liverpulit, ndërsa votoi për Manenë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-S 3 vite më parë. Senegalezi u rendit në vend të katërt dhe Leo tha: “Është për të ardhur keq që Sadio u rendit i katërti, por unë mendoj se këtë vit kishte shumë lojtarë të shkëlqyer. Prandaj ishte e vështirë të zgjidhje një emër në veçanti. Unë zgjodha Manenë sepse është një lojtar që më pëlqen dhe bëri një sezon të shkëlqyer me Liverpulin”.

Unë dhe Hasan Salihamixh­iç kemi shpesh diskutime dhe ai më thotë gjithnjë: “Ti më kritikon shumë. Ti e kritikon shumë Bajernin”. Po, e bëj këtë kur ata luajnë keq. Unë nuk mund t’i lavdëroj. Nëse transferim­et e tyre nuk funksionoj­në unë nuk mund të them: “Janë të shkëlqyera”. Sarr, Roka, Zabicer, Riçards, Toliso, Arp janë emra për të cilët kam thënë gjatë këtyre dy viteve se nuk janë për Bajernin e Mynihut. Dhe ata e kanë pranuar më pas. Por Salihamixh­iç ka bërë edhe blerje të mira (Alfonso Dejvis dhe Sadio Mane). Por kur ti e lavdëron dikë dhe thua: “Uau, transferim i shkëlqyer”, atëherë ai nuk vjen dhe të thotë: “Faleminder­it që më lavdërove”. Por nëse ti e kritikon, ditën tjetër të merr në telefon dhe të thotë: “Hej, çfarë the përsëri? Transferim i keq. Po ka kushtuar vetëm 5 milionë euro”. Po, por këto 5 milionë euro mund të ishin investuar shumë më mirë. Kur telefoni më bie në mëngjesin e së dielës me numër anonim ai mund të jetë vetëm Uli Hënes (ish-presidenti, sot presidenti i nderit). Ai ka parë ndeshjen në TV mbrëmjen e së shtunës të cilën unë e kam komentuar si opinionist dhe kur Bajerni humbiste 2-1 apo 3-1 me Maincin apo diku tjetër, normal që do të kritikohet. Por ai shpërthen në telefon për 5 minuta. Unë nuk mund të them asnjë fjalë gjatë kësaj kohe, flet vetëm Uli Hënes. Është e pabesueshm­e. Ai vetëm më shan. Dhe kur i mbaron fryma, unë i them: “Uli, a mund të them edhe unë diçka për këtë? Pastaj vazhdon edhe për një minutë dhe në një pikë ti nis të flasësh. Pas 15-20 minutash në telefon ai të thotë në fund: “Përse nuk vjen në Tegernze dhe pimë nga një gotë verë?” Unë e urova Hasan Salihamixh­için për transferim­in e Sadio Manesë. Sepse mendoj se Mane e kishte shansin për të firmosur me klube të tjera gjithashtu gjatë kësaj merkatoje. Ky transferim nuk është i rëndësishë­m vetëm për Bajernin, por edhe për Bundesligë­n. Sepse Mane është fytyrë e futbollit botëror. Salihamixh­iç i meriton me të drejtë lavdërimet që ka marrë ditët e fundit për këtë operacion. Megjithatë, ai nuk më ka marrë ende në telefon për të më thënë faleminder­it për vlerësimin tim për transferim­in e Sadio Manesë. Do të jem i lumtur kur ai t’i bjerë përsëri numrit tim. Kur kritikoja me të drejtë atë dhe politikën e tij të transferim­eve apo vendime të tjera gjatë muajve të fundit, telefoni më binte rregullish­t. Ai mund të bëjë të njëjtën gjë tani. Do të ishte diçka e bukur nëse Hasani do të ngrinte receptorin tani dhe jo vetëm kur ka për të më thënë diçka që nuk i ka pëlqyer”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania