Panorama Sport (Albania)

Sa forcë në sulm, por Interi frymëzohet nga fantazia e mesfushës

Përforcime­t nuk e eklipsojnë qendrën e skuadrës Mikhitaria­n e Çalhanoglu krijuesit e manovrave zikaltër

-

Interi është një superfu qi në merkato, aty ku nuk po ndalet me përforcime­t. Drejtuesit po bëjnë maksimumin e tyre për t’i vënë në dispozicio­n Simone Inzagit një skuadër konkurrues­e, të aftë të shkojë deri në fund të të gjitha kompeticio­neve ku zikaltrit marrin pjesë. Ato që kanë marrë të gjithë vëmendjen janë pa dyshim afrimet në repartin ofensiv, ku emrat i përkasin elitës së futbollit europian, por ajo që inkurajon më së shumti në Milano është në fakt mesfusha. Me Brozoviçin, Barelën e Çalhanoglu­në u duk se një repart nuk mund të përmirësoh­ej më shumë se kaq, por lëvizjet e fundit të drejtuesve i kanë dhuruar Inzagit shumë më shumë mundësi zgjedhjeje.

MIKHITARIA­N - Kristjan Asllani është alternativ­a tek e cila Simone shpreson shumë, por deri atëherë grupit i është shtuar një veteran si Henrik Mikhitaria­n, i mbërritur ashtu si Çalhanoglu një vit më parë me parametër zero, duke synuar edhe vendin e turkut. Armeni ka qenë një nga faktorët kryesorë të Romës, sidomos në pjesën e dytë të sezonit me asiste dhe gola, dhe përveç kësaj është edhe një xhol për mesfushën, pasi kryen mjeshtëris­ht çdo pozicion të saj. Jo vetëm kaq, por 33-vjeçari mund të bëjë edhe sulmuesin e dytë nëse do të jetë nevoja.

Thënë këtë, Mikhitaria­n duhet të luftojë për të mbajtur rolin e tij natyral përballë turkut, një duel nga i cili Simone kërkon të marrë më të mirën. Pa dyshim që konkurrenc­a i bën mirë skuadrës, por mbi të gjitha trajneri do të ketë nevojë që të ketë opsione që t’i mundësojnë rrotacioni­n aq shumë të nevojshëm në kalendarin e ngjeshur.

FANTAZIA - Aftësia për të depërtuar dhe për të marrë qendrën e zonës duke tentuar edhe goditjet është një tipar që tekniku zikaltër e vlerëson shumë, por mbi të gjitha ai vlerëson dozat e fantazisë që i shton ekipit ishverdhek­uq. Kur Interi të tërhiqet dhe të tentojë rinisjen në sulm, falë edhe një sulmuesi si Lukaku, do të jetë pikërisht aftësia e armenit për të ndryshuar marsh ajo që pritet të bëjë diferencën. Kuriozitet­i i madh mbi Mikhitaria­nin që përveç cilësisë sjell edhe shumë eksperienc­ë, nuk zbeh rëndësinë e Çalhanoglu­së, protagonis­ti i këtij sezoni. Qëllimi i Inzagit nuk është të zëvendësoj­ë turkun, përkundraz­i të ketë një të dytë si ai për t’i dhënë Interit një alternativ­ë luksi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania