Panorama Sport (Albania)

Tirana, Shehi bllokon kapitenin Ismajlgeci: Na vë në vështirësi

- OLSI AVDIAJ

Erzeni pret sot Tiranën, pasi do të përballen në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Në prag të kësaj sfide ka folur edhe trajneri Orges Shehi. Numri një i skuadrës bardheblu foli gjatë për skuadrën e tij, duke prekur si fillim merkaton e skuadrës që duhet të zbulohet në fushën e lojës, më pas largimin e Xhixhës që është goditje e madhe dhe në fund atë të Ismajlgeci­t, që do të ishte për skuadrën fatale. Shehi ka 2 vite te Tirana dhe ka 85 takime me bardheblut­ë. Të premten trajneri i bardhebluv­e mbush fiks dy vite kalendarik­e. Në 85 takime Shehi ka 48 fitore, 17 barazime dhe 20 humbje si dhe një golavarazh 152:75. Orges Shehi ka gjithashtu një titull me Tiranën, një Superkupë, si dhe këtë sezon kërkon të fitojë të tre trofetë për të bërë tripletën e madhe të sezonit.

ka në krye të Tiranës, Orges Shehi. Trajneri durrsak, që si lojtar dhe trajner ka disa tituj kampion, është drejtuesi më jetëgjatë te bardheblut­ë.

Do të luani me Erzenin në një ndeshje ku fazën e parë jeni mundur?

Është një kundërshta­r që po bën shumë mirë. Këtë e tregon edhe renditja. Na kanë mundur në fazën e parë në Elbasan dhe do të jetë një ndeshje e vështirë në të gjitha drejtimet.

Ju tani keni për detyrë për të mos e lëshuar më vendin e parë të renditjes?

Renditja është aty-aty, i kemi ndërruar vendet me kundërshta­rët tanë. Mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe pastaj se çfarë prodhon fusha e lojës është gjë tjetër. Por nuk duhet të jemi me presionin e vendit të parë.

Janë afruar disa lojtarë

dhe janë larguar disa të tjerë. Si del Tirana nga kjo merkato?

Janë larguar 4 lojtarë si Xhixha, Limaj, Kallaku dhe Huseini nga organika jonë dhe janë afruar 2, mendoj se mbetet për t'u parë si do të rezultojë, e mirë apo me sukses. Ne dhe klubi kërkojmë të punojmë edhe për afatgjatës­inë dhe lojtarët e rinj që kanë ardhur kanë kontratë më shumë se qershori. Do të jenë në vazhdimësi, sa për largimin e Xhixhës na ka dëmtuar, por ka sjellë shumë të ardhura në klub.

Çfarë do të thoni nëse largohet edhe kapiteni i skuadrës, Marsel Ismajlgeci?

Nëse ndodh kjo, atëherë ne do të kemi një tranzicion të dytë brenda pak muajsh. Nëse ikën dhe Ismajlgeci atëherë bëhen 5 të larguar dhe do të na vendosë në vështirësi.

Çfarë pret tani nga ky kampionat dhe nga këto skuadra që ju keni rivalë?

Skuadrat janë të gjitha brenda objektivav­e dhe konkurrues­e, kërkojnë dhe prodhojnë rezultate që nuk rrezikojnë për sa u përket kartonëve. Ata janë Bekaj, Iseni, Aleksi, të cilët janë me tre kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Erzenin, humbasin Kukësin.

nisesh nga emri apo organika e lojtarëve dhe fusha prodhon diçka tjetër. Kur është kampionati kështu çdo javë prodhohen rezultate që na habisin. Është kampionat i fortë këtë e tregon edhe diferenca me pikët. Nëse dy ndeshje nuk merr pikë atëherë del nga Europa apo lufta për titull.

Për tri ditë bëni dy vite te Tirana. Si e keni parë këtë aventurë te bardheblut­ë?

Vitet ikin shpejt, sigurisht dy vjet është një periudhë që më bën të ndihem mirë që jam drejtuesi i këtij klubi, që në

momentin kur kam ardhur dhe deri tani besoj ka një ndryshim të madh, ku ishte dhe ku është dhe çfarë prodhon dhe si po funksionon. Jam i kënaqur.

Keni ndryshuar dy herë skemën për disa muaj. Mesa kuptohet do ta ndryshoni sërish manovrën?

Kur vijnë lojtarët e rinj në moment të fundit duhet të ndryshosh, sigurisht që në manovër kemi ndryshuar, herë pas here dhe në bazë të kundërshta­rëve do të ndryshojmë në dinamikë jo në vendosje që në fillim.

 ?? ??
 ?? ?? Kristal Abazaj dhe Ardit Hila gjatë stërvitjes së djeshme të Tiranës
Kristal Abazaj dhe Ardit Hila gjatë stërvitjes së djeshme të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania