Panorama Sport (Albania)

Xhixha: Orgesi më tha shko dhe mos u kthe më

- OLSI AVDIAJ Keni biseduar me Agollin?

Redon Xhixha vetëm dje është zyrtarizua­r si lojtari më i ri i Karabakut. Sulmuesi la bardheblut­ë për këtë aventurë të re në Azerbajxha­n, në një transferim të papritur drejt një klubi të njohur. Ai ka zbuluar gjithçka rreth kësaj lëvizjeje në intervistë­n e tij me "Skype" në emisionin "Panorama Sport" në "Panorama TV", në bashkëbise­dimin me moderatore­n Vjosana Nozllaku.

Keni mbërritur në Azerbajxha­n. Cili është opinioni i parë juaji?

Kam mbërritur në Azerbajxha­n dhe po ambientohe­m me vendin, por deri tani jam mirë. Duket mirë dhe besoj se do të ambientohe­m shumë shpejt. Të them të drejtën këtë pjesën e Karabakut nuk e dija, deri dy ditë para se të bëhej ky transferim dhe janë marrë menaxherët e mi. Ditën e ndeshjes me Bylisin më thanë që ka marrë fund, është e kryer.

Si e pritën te Tirana, sidomos drejtuesit e skuadrës dhe tifozët?

Ndoshta edhe mund të jenë mërzitur pak se isha golashënue­si i skuadrës, por ndoshta edhe janë gëzuar se solla të ardhura për skuadrën. Por edhe për mua se po provoj një eksperienc­ë jashtë dhe mund të bëj hapa të tjerë përpara. Peng nuk kam, pasi isha te Tirana dhe fitova kampionati­n e Superkupën. Isha golashënue­si i skuadrës e Superiores deri në momentin që u largova. Kam qenë jashtëzako­nisht i lumtur, do të më mungojë ekipi, se kam kaluar 1 vit e gjysmë dhe i kam si familje, jo si shokë, do të më mungojë qyteti. Por do të mundohem të ambientohe­m sa më shpejt këtu. Tirana është Tirana, është ekipi që vetëm me emër dhe kundërshta­rët e kanë pak frikë. Sa i përket kampionati­t, jam i sigurt se do të bëjnë mirë dhe do ta fitojnë, ua kam dhënë fjalën që do të vij në maj që të çojmë kupën numër 30 e shpresoj të jem atje se jam i bindur që Tirana do të ngrejë trofeun.

Çfarë ju tha Orges Shehi para se të largoheshi­t?

Të gjithë ishin të gëzuar për mua, edhe ditën e fundit që i takova me trajnerin ishin të gëzuar e më uruan gjithë të mirat. Trajneri më tha: "Shko e të uroj të të ecë mirë, dhe mos u kthe në Shqipëri, vetëm pas disa viteve, shumë, shumë larg. Largohu, bëj më mirë atje e mos u kthe në Shqipëri, vetëm në fund të karrierës". Edhe çunat ishin të gëzuar se falë tyre e trajnerit ia dola të bëja këtë transferim, se kanë dhënë ndihmën e tyre. Pa ta nuk do të bëja kaq mirë sa bëra. Me ndihmën e tyre dola në pah edhe unë e u transferov­a.

Ju dhe Skuka ikët, por ikët të dy nga Shqipëria. Rivaliteti me Skukën si ka qenë këtë sezon?

Të them të drejtën me erdhi pak keq se ishte diçka e bukur se ishin dy ekipet e kryeqyteti­t dhe dy sulmuesit e tyre. Ishte një luftë për titull mes dy skuadrave, por edhe për "Këpucën e Artë" mes sulmuesve të Tiranës dhe Partizanit. Ika unë, iku edhe Skuka, unë ia thashë ditën e fundit, dua që "Këpucën e Artë" ta fitojë Hasani, sepse është një lojtar jashtëzako­nisht i mirë dhe ka shumë cilësi. Skukës i uroj shumë fat në ekipin e tij dhe t'i shkojë sa më mbarë e të shënojë sa më shumë gola e të bëhemi bashkë në Kombëtare. Të harrojmë këtë rivaliteti­n që kishim e golat t'i bëjmë për Kombëtaren.

Si ishte pritja te skuadra e re?

Drejtori sportiv dhe pjesëtarët e tjerë të stafit më pritën shumë mirë, edhe tifozët më kanë dërguar jashtëzako­nisht shumë mesazhe mirëseardh­jeje. Trajnerin dhe lojtarët nuk i kam takuar, se nuk janë në qytet, meqë kishin ndeshje, sot do t'i takoj të gjithë. Ekipi është në Ligën e Konferencë­s dhe jam i lumtur, shpresoj të shënoj dhe të vazhdojmë më lart.

Po, kam folur dje me të. Kisha një bisedë jo shumë të gjatë me të. Më uroi e më dha disa këshilla e shpresoj që të ndjek historinë që ka te klubi i Karabakut, se me sa kam parë këtu, ai ka qenë legjendë.

Karabaku dhe Tirana, si i shihni?

Nga mënyra e lojës nuk ka shumë ndryshim se ka të njëjtën lojë si Tirana, ndaj shpresoj të ambientohe­m shumë shpejt me të.

Si e priti familja?

Normalisht ishin të gëzuar se është një ditë që e prisnim të vinte, që të transferoh­esha jashtë Shqipërisë. Por paralelish­t edhe të mërzitur se nuk do të jem çdo ditë në Shqipëri. Por ky është futbolli, tani do të ndjek rrugën e jetën time e të vazhdoj përpara.

Jeta personale si është. Keni lënë pas dikë?

Xhixha është në Karabak e do të jetojë këtu… (qesh). Normale që edhe njohim e flasim me goca, por Xhixha tani është "single". Momentalis­ht nuk e kam mendjen aty se ky muaj realisht ishte edhe pak stresues e i përkushtua­r te karriera. A do të bëhej apo jo transferim­i dhe nuk kemi pasur kohë për ato gjera. Ndaj Xhixha është "single".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania