Panorama Sport (Albania)

Laçi gjunjëzon Kastriotin

Kurbinasit shpërthejn­ë pas tri humbjeve radhazi, bindin sulmuesit Spektakël bardhezi, shënojnë Shkurtaj, Spahiu, Adeleke dhe Geci në fund

-

Laçi shpërthen në sh tëpi ndaj Kastriotit dhe i jep një “shkelm” krizës që e kishte përfshirë skuadrën pas tri humbjeve radhazi në kampionat kundër Kukësit, Tiranës dhe Vllaznisë. Fitorja 4-1 përballë krutanëve u thjeshtësu­a që në pjesën e parë, kur fillimisht Vasil Shkurtaj dhe më pas Sebastjan Spahiu e dërguan ekipin në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dy golave. Në pjesën e dytë realizuan Adeleke dhe Segerso Geci, ndërsa goli i Joan Çelës për krutanët vlejti vetëm për statistikë. Ky rikthim te triumfi i jep qetësi skuadrës së Gentjan Mezanit për të përgatitur sa më mirë ndeshjen e javës së 19-të ndaj Teutës, që do ta luajë të hënën e 30 janarit, sërish në shtëpi. Nga ana tjetër, Kastrioti i Ardian Memës duhet të mbledhë forcat për të bërë kthesën në transfertë­n me Bylisin, të dielën në “Adush Muça”.

PJESA E PARË

Në ndryshim nga ndeshja e kaluar në Shkodër, Mezani kishte bërë disa lëvizje në formacion. Për shkak dëmtimesh mungonin sërish mbrojtësit Albi Alla dhe Rudolf Turkaj, ndërsa nuk ishte i grumbullua­r as sulmuesi Saliu Guindo. Mazrekaj dhe Borisjuk e nisën nga stoli, ndërsa në formacion ishin rikthyer Ziko dhe Babatunde. Pas startit të ekuilibrua­r, diferencën e bën dyshja Ujkashkurt­aj. Një kombinim fantastik i tyre nxjerr sulmuesin përballë Salit dhe vlonjati nuk fal pas goditjes me të djathtën. Kastrioti mundohet të reagojë dhe i afrohet barazimit me Edon Hasanin, gjuajtja e së cilit kalon ngjitur me shtyllën. Gjithsesi, Laçi ka një tjetër marsh dhe e godet shumë shpejt ekipin e Memës për herë të dytë. Spahiu lëviz mirë në krahun e djathtë dhe më pas godet me të majtën, duke dyfishuar shifrat. Bardhezinj­të luajnë mirë dhe kanë shansin të shënojnë edhe golin e tretë, por skuadrat shkojnë te dhomat e zhveshjes me shifrat 2-0.

PJESA E DYTË

Mema nuk bën asnjë ndryshim në formacion pas pushimit, por nuk kalojnë as katër minuta lojë dhe Laçi shuan çdo shpresë të krutanëve për të rihapur takimin. Pas një insistimi në zonë me Ujkën dhe Velkoskin, është Adeleke që me kokë shënon golin e tretë. Menjëherë trajneri i Kastriotit hedh në fushë Zajsar Arapin dhe Xhulio Mehmetin, ndërsa në vijimin e lojës aktivizohe­n edhe Spartak Ajazi, Martin Prenkoçevi­ç dhe Joan Çela. Krutanët kërkojnë me të gjitha forcat për të shënuar golin e parë dhe ia arrijnë me protag

onistë lojtarët që u futën si zëvendësue­s. Pas një krosimi në zonë të Prenkoçevi­çit, është Çela që nuk fal përballë Dajsinanit. Megjithatë, kurbinasit janë zotër të fushës dhe në fund arrijnë të shënojnë edhe golin e katërt me autor Segerso Gecin, i cili vulosi fitoren pas goditjes me të majtën brenda zonës.

 ?? FOTOT: F. HAZISLLARI ?? Lojtarët e Laçit festojnë pas golit të parë
FOTOT: F. HAZISLLARI Lojtarët e Laçit festojnë pas golit të parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania