Panorama Sport (Albania)

Mezani: Të shfrytëzoj­më formën e Shkurtajt

-

Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, është i lumtur për faktin që skuadra u zhbllokua dhe shënoi katër gola. Ai shpreson që sulmuesi kryesor, Vasil Shkurtaj, të vazhdojë me këtë rritëm dhe ekipi të shfrytëzoj­ë formën e mirë që po kalon. “Fitorja më kënaq, por kemi shumë punë përpara dhe pa diskutim duhet të mendojmë për vazhdimësi­në. Nuk më kënaqi vetëm loja, por edhe golat, pasi u shënuan nga lojtarë të ndryshëm. Shkurtaj ka bërë liderin dhe në ndeshjet e fundit ka shënuar, por shpresoj që edhe pjesa tjetër e skuadrës të jetë në nivel psikologji­k dhe tekniko-taktik për të arritur atë që duam. Nuk mundet të fitojmë një ndeshje dhe të humbasim tri”, ka thënë fillimisht Mezani për “Oversport”, ndërsa foli edhe për Guindon që mungonte. “Në ndeshjen me Tiranën, ishin bashkë me Shkurtajn në sulm. Guindo nuk luan tani për shkak të dëmtimit që ka në kofshë, por në vazhdimësi do të jetë pjesë e jona. Kemi Shkurtajn në formë të mirë fizike dhe duhet t’i gëzohemi dhe ta shfrytëzoj­më atë. Në momentin që kthehet Guindo, do të shohim edhe lëvizje të tjera. Sa i përket kthimit mbrapa pas rezultatit 3-0, nuk është se e kërkova unë. Skuadra u tërhoq vetvetiu pasi larguam Shkurtaj. Adeleke nuk na ndihmoi që të bënim trysni dhe kundërshta­ri krijoi superiorit­et në mesfushë. Kur pësohet gol, hyn frika dhe je në presion. Çdo trajner kur je 3-0 do që të freskojë skuadrën. Më duhej të mendoja për ndeshjen e radhës, ndërsa nuk kishim as Mazrekajn nga fillimi. Në momentin që hyri në lojë, skuadra u tërhoq disi dhe nuk ia doli të shfaqej”, përfundoi Mezani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania