Panorama Sport (Albania)

Bylisi “zbut” Vllazninë, vendos një brazilian

Shkodranët bien me një gol në Ballsh pas disa fitoreve radhazi Shensoi debuton me tri pikë, mjafton goli i Felipe Sozës

- ERJON SALIU

Bylisi rikthehet të fitor ja në një duel shtëpie dhe mjaft të vështirë në “Adush Muça”, teksa përballë ka luajtur me Vllazninë, një nga ekipet më në formë të elitës. Një gol i braziliani­t Felipe Soza, u kanë sjellë ballshiotë­ve tri pikë në shtëpi pas katër muajsh, kur mposhtën Erzenin 4-1. Kështu, edhe Naxhi Shensoi e ka nisur mbarë aventurën e tij te Bylisi.

PJESA E PARË - Bylisi e nisi me ndryshime këtë sfidë duke hedhur Zguron nga minuta e parë. Mbrojtësi pogradecar së bashku me Maçollin ishin të parët që vunë në provë portën e Vllaznisë. Përgjigjen shkodranët me Çobën, por sulmuesi nuk gjen kuadratin. Rritet presioni në minutat në vazhdim dhe është Hakaj që ka një mundësi të mirë, që nuk e shfrytëzon siç duhet. Bylisi tërhiqet dhe kërkon që të godasë me kundërsulm të shpejtë me Lorran. Pas shumë përpjekjev­e, pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta dhe rrjetat e paprekura.

PJESA E DYTË - Nis pa shumë lëvizje, por me skuadrat që hidhen në kërkim të golit. Lajthia i ikën bukur Smajlit, por pengohet nga mbrojtësi i Vllaznisë afër zonës, teksa vendësit kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për anësorin shkodran. Josa hedh në fushë Balajn për Kainën duke kërkuar fitoren. Vllaznia duket sikur mer besim, ndërsa Bylisi markon “një për një” miqtë! Nga ana tjetër Shensoi hedh në fushë Antoni Bejin për Lajthinë e dëmtuar në shpatull. Është Felipe Soza që i jep shenjat me një goditje në të 57-ën, por reagon bukur Zogoviç. Dy minuta më vonë Bylisi do të gjente edhe golin e avantazhit. Një krosim i Lorran për Damçevskin që pason një top me kokë Felipe Sozës që dërgon topin drejt rrjetës. Minutat në vazhdim shfaqin një lojë të fortë në mesfushë dhe topa të humbur nga të dyja ekipet. Ndërkohë që Vllaznia afër fundit mund të shokonte vendësit me anë të Heriçit që pas një shërbimi të Balajt me kokë, godet fort me të djathtën, por Teqja është i vëmendshëm dhe në pozicion teksa ka devijuar topin, duke shmangur thuajse një gol të sigurt. Koha e rregullt mbyllet, por ka shtatë minuta shtesë me ballshiotë­t që bëjnë gjithçka edhe deri në vetësakrif­icë me kartonë të verdhë, që mos t’u ikë fitorja nga duart. Shkodranët hidhen të gjithë në sulm duke kërkuar golin e barazimit, por Bylisi ka një rast për

të mbyllur takimin me Qardakun që tenton, por bllokohet nga mbrojtja dhe pas tij është Trumçi që godet, por topi shkon mbi traun e portës. Vllaznia mund të shënonte në frymën e fundit, ku Ardit Hoxhaj me kokë e dergon sferën pak mbi traversë, ndërsa pas shtatë minutave mbyllet në Ballsh me fitoren mininale të Bylisit.

 ?? ?? Lojtarët e Bylisit duke festuar me tifozët pas golit
Lojtarët e Bylisit duke festuar me tifozët pas golit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania