Panorama Sport (Albania)

Kolela: Kemi grup cilësor, dy largimet s’do të ndihen

“Kur klubi vendos të shesë një lojtar, trajneri s’e ndalon dot”

- DENIS LALA

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka bindjen se skuadra e tij do të përballojë denjësisht pjesën e mbetur të kampionati­t, edhe pse i janë larguar lojtarë të rëndësishë­m gjatë merkatos së janarit. Duke folur për gazetën për ndeshjen ndaj Teutës, ai theksoi se ekipi ka bërë mirë dhe do të gjejë forcat të zëvendësoj­ë lojtarë si Skuka e Bitri. Italiani nuk e sheh mbrojtjen në alarm dhe shprehet se ka besim te lojtarë si Menish dhe Sembene. Ai shton se Da Silva është gati për ndeshjen ndaj Teutës, që luhet sot në orën 16:00 në stadiumin “Partizani”.

Si e prisni ndeshjen e sotme ndaj Teutës?

Nuk e cilësoj Teutën një skuadër të vendeve të fundit, por një ekip që ka bërë më shumë pikë se të tjerët në ndeshjet e fundit. Mendoj se është një ndeshje shumë e vështirë.

Do të ketë ndryshime në formacion?

Ndonjë gjë do të ndryshojë, sepse është larguar ndonjë, por nuk do të ketë ndryshime të mëdha.

Si ndikon fakti se e keni mposhtur sistematik­isht Teutën në ndeshjet e fundit?

Statistika­t janë gjërat që nuk vlejnë. Teuta me të cilën jemi ndeshur para 10 ndeshjesh, nuk është Teuta e tashme, është një skuadër krejtësish­t ndryshe.

A keni mungesa ndaj durrsakëve? Do të ketë minuta për Da Silvën?

Ai është pjesë e skuadrës dhe të grumbullua­rve. Do të mungojnë vetëm Skuka dhe Bitri. Po, mendoj se nuk janë ata (qesh).

Si ndikojnë te skemat tuaja mungesa e Skukës dhe Bitrit?

Janë dy lojtarë të mirë që u larguan, por unë jam i bindur se në grupin tonë kemi cilësinë për t’i zëvendësua­r.

Ishit dakord me largimet e këtyre dy lojtarëve?

Çdo gjë që bën klubi, e bën në dakordësi me të gjitha palët. Nëse klubi vendos që të shesë një lojtar, mendoj se trajneri nuk ka forcën që të thotë të mos e shesin, se strategjia e klubit është mbi strategjin­ë e trajnerit. Pastaj trajneri është ai që vendos për aspektin teknik për zëvendësue­sit, por edhe për ata që mbërrijnë është thelbësor vizioni i klubit.

Cili do ta mbajë shiritin e kapitenit tani që Bitri është larguar?

Telushi mund të jetë zgjidhje, e kemi diskutuar, por nuk e vlerësoj edhe aq të rëndësishm­e. Edhe kur ishte Bitri, kishte një grup lojtarësh, ata më ekspertët, që janë kapitenët, nuk është vetëm një në skuadër sipas meje. Brenda këtij grupi do të vendosim kush do të jetë kapiteni i ardhshëm.

Si është situata e Prekës? A konsideroh­et ai si një opsion për formacioni­n e parë në momentin kur do të jetë gati?

Preka rifilloi punën këtë javë dhe ka ende një rrugë mjaft të gjatë përpara. Por padyshim që ai u mor për të qenë një element i rëndësishë­m në grup. Kur të jetë në dispozicio­n, do të ketë shansin e tij, siç e kanë pasur të gjithë.

Mund ta përballojë Partizani pjesën e mbetur të sezonit me lojtarët që ka në dispozicio­n? Absolutish­t që kemi mbrojtës, nuk ka ndonjë diferencë aq të madhe mes atyre që kanë luajtur më shumë dhe atyre që kanë luajtur më pak. Kemi mbrojtës të mirë si Menish dhe Saliu. Na i kanë kërkuar ekipe të tjera të Superiores.

Ata do të kenë më shumë shanse sesa kishin më përpara.

Cilat janë përshtypje­t e para për dy lojtarët e afruar në këtë merkato?

Bilali dhe Shahaj janë dy lojtarë të mirë, janë djem që kanë ardhur me dëshirën për t’u vënë në dispozicio­n dhe për të luajtur për Partizanin, ndaj për mua ky është një motivim shumë i fortë.

I druheni disi faktit se defensiva përbëhet kryesisht nga lojtarë që nuk kanë një eksperienc­ë të madhe?

E kam thënë shpesh se fjala frikë nuk bën pjesë në botën e futbollit. Më vijnë në mendje ata që shkojnë të flenë në Ukrainë natën duke dëgjuar bombat, ajo është frika. Por përtej kësaj, u vendos në bashkëpuni­m me klubin, që të besohej te lojtarë, që i përkasin së ardhmes dhe të mos marrim lojtarë pa ekip, të cilët kanë një moshë të caktuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania