Panorama Sport (Albania)

Marini: Skuka, rekord për Shqipërinë

Drejtori sportiv i “demave”: Limaj më pëlqen shumë, por s’e marrim prej pasaportës “Shitja e dibranit te Metzi në Francë, më e shtrenjta në historinë e futbollit tonë”

- DENIS LALA

Partizani, me të drejtë të plotë, ësh të ende në “delirin” e faktit se kanë përmbyllur një operacion të madh me shitjen e Skukës te Metzi në Francë. Drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini, ka folur ditën e djeshme për gazetën para ndeshjes së sotme me Teutën. Ai shprehet se shifra e transferim­it të Skukës është rekord absolut në historinë e futbollit shqiptar, teksa flet konkretish­t edhe për emra të përveçëm, që janë përfolur së fundmi për kalimin te “demat”. Marini shprehet se Limaj është një lojtar, që i pëlqen shumë, por për momentin klubi e ka thuajse të pamundur të firmosë me të, pasi ai konsideroh­et lojtar i huaj.

Ndoshta skuadra është dobësuar disi, por sa ju kënaq fakti se jeni drejtori sportiv që i keni sjellë një shumë kaq të madhe Partizanit?

Mendoj se fjala dobësuar nuk është e duhura, sepse trajneri e tha vetë se nuk ka frikë, kemi një projekt të caktuar, u japim besim lojtarëve aktualë, kështu që fjala dobësim ndoshta nuk më duket me shumë vend. Është e drejtë të thuash se kanë ikur dy lojtarë shumë të mirë, që kanë kontribuar shumë për skuadrën, por klubi nuk mund t’i rezistojë ofertave “të çmendura” dhe në këtë rast ka pasur një “çmenduri” futbollist­ike, që është risi e madhe. Ndoshta është edhe krenari për klubin tonë, që ka arritur të kryejë transferim­in më të madh në historinë e futbollit shqiptar. Financat janë të domosdoshm­e, jetojmë në një vend ku futbolli nuk gjeneron shumë para dhe burimi kryesor duhet të jenë shitjet e lojtarëve. Unë

personalis­ht për çështje afektive ndoshta jam më i pezmatuari nga të gjithë, sepse jam më pranë skuadrës, por i urojmë sukses, sepse kjo tregon punën e mirë që është bërë dhe ndoshta ky është edhe një motivim më shumë për të tjerët që të ndjekin rrugën e tyre.

Sa e vështirë është që të zëvendësoh­en Skuka dhe Bitri?

Të mos harrojmë se Skuka ka ardhur te Partizani vjet në merkaton e janarit,

kështu që e njëjta pyetje është bërë edhe në sezonin e shkuar. Asnjë nuk besonte te Skuka dhe ndoshta asnjëri nuk do të besojë tek ata që do të vijnë. Siç shpërtheu Skuka, besoj se ka shumë elemente të tjerë në skuadër, që mund ta bëjnë të njëjtën gjë.

Për ta qartësuar, shifra që keni marrë aktualisht për Skukën është më e lartë se 1.1 milionë euro, që ka marrë Skënderbeu për Olainkën?

Shifrat besoj se janë të deklaruara në portalet e specializu­ara, kështu që shifra që ka dalë në fund fare, është ajo reale.

Pra, 1.4 milionë euro?

Drejt asaj shifre.

A jeni në rrugën e duhur për ta zëvendësua­r Skukën dhe a është Kristian Mba emri i zgjedhur?

Unë jam shumë i kujdesshëm për të përdorur emra, pavarësish­t se gazetat mund të zbulojnë ndonjë sekret nga këto që qarkullojn­ë nëpër zyrat tona, sepse besoj se duhet të kemi respekt për lojtarët që janë në kontratë me klubet e tjera. Kjo është çështje etike. Në jemi në negociata për lojtarë në repartet që bashkë me stafin teknik kemi vendosur se duhet të ndërhyjmë. Po punojmë, koha ka qenë pak e shkurtër, sepse vetë kjo dritare transferim­esh është e tillë. Unë kam udhëtuar, kam parë lojtarë. Me disa kemi negociuar, me disa kemi vështirësi, sepse janë në kontratë. Besoj se do të bëjmë diçka deri fund të janarit, kur mbyllet dritarja e transferim­eve.

Mevlan Adili është shprehur i hapur për të ardhur te Partizani. Jeni të interesuar për një bashkëpuni­m me këtë lojtar?

Shumë lojtarë mund të shprehen hapur dhe me dashamirës­i për të ardhur në një skuadër si Partizani. Na bëhet qejfi kur dëgjojmë këto fjalë nga lojtarët, por për sa më rezulton, ai nuk ka qenë një emër në tavolinën tonë.

Është Klisman Cake një lojtar që ju intereson?

Cake është lojtar nën kontratë me Shkëndijën.

Vesel Limaj është lojtar i lirë. E shikoni si objektiv të merkatos?

Vesel Limaj është lojtar shumë i mirë, që më ka lënë përshtypje të mira edhe mua personalis­ht, por ka një problemati­kë, që ne nuk na ndihmon, pasi ai nuk ka pasaportë shqiptare. Ai zotëron atë gjermane. Ne kemi probleme me numrin e lojtarëve të huaj, kështu që për momentin nuk është një emër në listën tonë.

Cili është qëndrimi i klubit për Rrapajn, për të cilin ka interes si një nga më të mirët e organikës së skuadrës?

Do të mundohemi që Rrapaj të respektojë kontratën që ka deri në vitin 2025. Më pas për rritjen e tij dhe transferim­in e mundshëm në një ligë të madhe, është një proces që do të ndodhë më vonë, jo tani. Ne e konsideroj­më pak herët transferim­in e Rrapajt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania