Panorama Sport (Albania)

Largohet edhe Rimal Haxhiu, Hallaçi bën disa ndryshime

- V.MEMA

Rimal Haxhiu është largimi numër nëntë nga Kukësi. Pas “divorceve” me Tarik Isiç, Ante Zivkoviç, Agnaldo Moraesh, Tiago Ferreira, Lejton Ndukvu, Jorgo Meksi, Eduin Giasi dhe Kristi Kote, i radhës është sulmuesi i krahut. “FK Kukësi njofton se ka mbyllur bashkëpuni­min me futbollist­in Rimal Haxhiu. Lojtari 23-vjeçar erdhi në formë huazimi nga klubi i Apolonisë, teksa palët kanë rënë dakord për të mbyllur huazimin. Klubi i Kukësit e falënderon Haxhiun për kontributi­n e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhej dje në faqen e klubit verilindor. Haxhiu ka qenë titullar i padiskutue­shëm, por mesa duket afrimi i tre sulmuesve, ka bërë që ai të dalë jashtë planeve.

NDESHJA NË RROGOZHINË

Kukësi do të jetë sot mysafir në Rrogozhinë, ku përballë do të kenë një nga ekipet më të mira të momentit, e cila ka si synim kupat e Europës. Në ndeshjen e parë verilindor­ët janë mundur me një autogol të Ferreirës, por do të kërkojnë t’i kthejnë reston në transfertë. Edhe pse situata në kampin verilindor nuk është nga më të mirat, sidomos pas humbjes në sfidën e fundit me Erzenin, sërish pretendojn­ë të marrin maksimumin në këtë përballje. Gjasat janë që në këtë ndeshje Rrahman Hallaçi të hedhë në fushë edhe blerjet e reja, si Franko Lamçe në mbrojtje dhe Mirza Delimedjac në mesin e fushës, te të cilët Kukësi shpreson shumë që të sjellin një ndryshim në skuadër. Në majën e sulmit nga ana tjetër pritet rikthimi i Barbosës, me shpresën që do të jetë në formën më të mirë të mundshme për të nxjerrë ekipin nga situata ku ndodhet, sepse tri pikët shihen si shumë të rëndësishm­e. Ndërkohë, Kukësi është një skuadër që fut “ujë” nga të gjitha anët, sepse pëson shumë gola dhe nga ana tjetër mungon efikasitet­i në sulm, sepse shënon pak. Në këtë pikë, verilindor­ët kanë shumë gjëra për të rregulluar, nëse duan që të rikthehen te rezultatet pozitive dhe për më tepër t’i largohen fundit dhe zonës së rënies nga kategoria. Megjithatë, shqetësimi më i madh i teknikut Hallaçi është prapavija. Trajneri i ka kushtuar në seancat e fundit shumë rëndësi repartit të mbrojtjes. Për ndeshjen me Egnatian, janë duke u menduar disa ndryshime, duke u nisur edhe nga gabimet e këtij reparti në humbjen ndaj Erzenit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania