Panorama Sport (Albania)

Kukësi, goditje treshe në sulm

Klubi verilindor prezantoi dje kosovarin Erduan Smajli dhe ganezin Xhonson Ovusu Pritet edhe zyrtarizim­i i kolumbiani­t Juan Martinez, së fundmi ka qenë te Fortaleza në Brazil

- VLADIMIR MEMA

Kukësi bën një goditje treshe për sulmin, duke “blinduar” krahët dhe qendrën e repartit të avancuar. Dje klubi verilindor ka zyrtarizua­r afrimet e sulmuesit kosovar, Erduan Smajli dhe atij ganez, Xhonson Ovusu, me të cilët ka firmosur kontrata 3 dhe 2.5 vjeçare, duke i parë mbi të gjitha edhe si futbollist­ë të vlefshëm për sezonet e ardhshme. Nga të dhënat e para janë lojtarë pa një eksperienc­ë të madhe mbi supe, por që në Kukës mesa duket kanë hequr dorë nga emrat e bujshëm dhe janë fokusuar te të rinjtë premtues. Vlera e tyre në treg është modeste, 25 dhe 50 mijë euro. Duket më shumë si një bast nga drejtuesit, të cilët shpresojnë që të kenë qëlluar në shenjë.

MARTINEZ - “Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht se nuk janë vetëm Smajli dhe Ovusu që kanë firmosur me Kukësin, pasi klubi ka gjetur dakordësin­ë edhe me një sulmues tjetër. Burime të sigurta i thanë dje gazetës se goditja e radhës është kolumbiani Juan David Martinez, i cili mund të luajë në qendër të sulmit ose nga krahët. Ai vjen pas eksperienc­ës në kampionati­n brazilian me klubin e njohur, Fortaleza EC, ndërsa në Kolumbi ka luajtur për Kortibën.

SMAJLI – 19-vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër, vjen te Kukësi nga kampionati zviceran, ku së fundmi ka qenë pjesë e Kiasos, teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Jang Bojs. Smajli ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Xhenoas në Itali. Roli i tij natyral është sulmues i djathtë, por në bazë të karakteris­tikave të tij përshtatet edhe si mesfushor, si edhe sulmues i majtë. Të dhënat për të janë të

pakta, teksa si fillim shihet më shumë si një element i perspektiv­ës dhe do të duhet të tregojë shumë nga potenciali për të fituar një fanellë titullari, sepse do të ketë konkurrenc­ën e Edi Bashës.

OVUSU – 24-vjeçari ganez vjen te Kukësi nga kampionati portugez, ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës Kamaça. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Trinity Zlin në Çeki, Braga U-19 dhe Maritimo B në Portugali. Në kampionati­n ganez, Xhonson ka luajtur me ekipe si Dreams FC e Inter Allies. Roli i tij natyral është sulmues i majtë, por që herë pas here ka provuar të luajë edhe si qendërsulm­ues. Edhe ganezi duket se do të duhet të “djersijë” shumë në stërvitje për të fituar një fanellë titullari. Megjithatë, në klub janë të bindur se kanë bërë afrimet e duhura, që pritet të bëjnë diferencën në pjesën e dytë të sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania