Panorama Sport (Albania)

Stadiumi nuk është ende gati, Besëlidhja me sytë nga qielli

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja vazhdon “e ngujuar”. Edhe dje skuadra është detyruar të punojë në kalçeto, pasi fushë tjetër nuk ka. Me aneksin e kthyer në një kantier prej punimeve dhe stadiumin e dalë jashtë përdorimit momentalis­ht nga përmbytjet, zgjidhje tjetër nuk ka. Kur po afron java e 13-të, lezhjanët kanë mbetur me sy nga qielli... Nga shirat e dendur që ranë në fundjavë, impianti u pushtua nga uji. Edhe pse niveli ka rënë, terreni është ende i rënduar. Shpresohet vetëm që kushtet atmosferik­e të përmirësoh­en dhe këto

ditë të mos ketë më reshje e gjendja të normalizoh­et. Në të kundërt, ndeshja me Korabin rrezikohet. Sikur të mos mjaftonte pozicioni delikat në renditje, Besëlidhja ka mbetur edhe mes katër rrugëve. Ai që e vuan më shumë këtë gjendje, është trajneri. Nikopenges­ave

lin Çoçlli nuk mund të aplikojë dot programin që ka në mendje, në një fushë të mbuluar. Ishte ky shkaku që ai bëri një apel për drejtuesit, që t’i japin zgjidhje kësaj problemati­ke madhore. Sidoqoftë, tekniku po merr masat për shumëçka. Përballja

me dibranët, po vlerësohet maksimalis­ht prej tij dhe stafit. Vendi i fundit në renditje, nuk lejon blofe. Për 12 javë kanë grumbullua­r vetëm 10 pikë dhe kjo ecuri ka vështirësu­ar rrugën e mbijetesës. Duke parë gjendjen e skuadrës dhe

që do të sjellë faza e dytë, klubi nuk u kursye në merkato. Janë afruar 8 futbollist­ë, 3 prej të cilëve janë brazilianë. Edhe pse këta të fundit nuk e kanë bindur akoma stafin teknik, janë zyrtarisht pjesë e organikës. Grupit i janë shtuar konkretish­t portieri Leonid Varfi, mbrojtësit Kujtim Alcani, Brednon Stafa, Alessandro de Jesus Olivera, mesfushorë­t Davit Marku dhe Danilo Gecaj, sulmuesit Robert Lima de Souza dhe Guilherme Igor Rocha Vieira. Ndërsa të larguarit janë 6, duke nisur nga portieri Elson Demi e me radhë, Rei Zëre, Florian Trokthi, Arlendo Dodani, Gentian Therçaj dhe Albian Gjuzi. Të gjithë në Lezhë besojnë se do të shpëtojnë, përtej gjithçkaje. Rifreskimi i skuadrës me elementë cilësorë, është një garanci që i qetëson.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania