Panorama Sport (Albania)

Dy largime, Raza: Kujdes Burrelin!

- FERIZ FERIZAJ

Besa nuk i ka më “sytë” te merkatoja, pavarësish­t se thuhet që ende janë në pritje. Të paktën në dy miqësoret e fundit, ekipi ka treguar se ka një grup të fortë dhe të gatshëm për garën. E ndërsa nuk ka asnjë afrim, mësohet se ka dy largime nga kampi verdhezi. Gazeta mëson se është lënë i lirë qendërmbro­jtësi Gresti Myzeqari dhe kanë huazuar te Shkumbini mesfushori­n Eledio Muzhaqi. Kavajasit po vazhdojnë përgatitje­t dhe janë thuajse gati për Burrelin. Këtë e thotë edhe Redon Raza, i cili është shfaqur si “golashënue­s” në ndeshjet e fazës përgatitor­e. “Po kalojmë një moment mjaft të mirë. Grupi gëzon formë fizike të shkëlqyer dhe jemi në harmoni të plotë. Më kënaq fakti që edhe në miqësoret e luajtura, lojtarët e stolit kanë dëshmuar se janë plotësisht të denjë të luajnë si titullarë. Sulmuesit janë çliruar dhe këtë e kanë treguar me golat e shënuar në miqësoret e fundit. Edhe prapavija ka minimizuar gabimet, çka do të thotë që jemi gati”. Teksa ndalet te rifillimi i garës, ai kërkon që Burrelin të mos e shohin nga pikët. “Do të ishte autogol i rëndë ta vlerësonim Burrelin nga klasifikim­i që ka. Çdo ekip, Turbina, Besëlidhja apo kushdo tjetër, kanë pësuar ndryshime në janar dhe sigurisht do të kërkojnë shanset e tyre. Do të udhëtojmë në Burrel për të vijuar lojërat e mira në miqësoret e fundit. Nuk do të jetë aspak e lehtë për ne, por ne jemi Besa dhe kudo ku luajmë objektiv të vetëm kemi fitoren. Se sa ia arrijmë, kjo varet nga shumë faktorë, por të paktën ne duhet të bëjmë lojën tonë”, tha mesfushori për “Panorama Sport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania