Panorama Sport (Albania)

Liço: Mesfusha është blind, do t’i gjejmë golat me “dhunë”

- LLAZI SARO

Skënderbeu po bëhet gati për rinisjen e kampionati­t dhe e gjithë vëmendja është e përqendrua­r tek arritja e objektivit sezonal: ngjitja e menjëhersh­me në elitë. Ky është misioni i korçarëve, ndaj nuk e mendojnë aspak blofin në pjesën e dytë të sezonit. I këtij mendimi është mesfushori Dean Liço, i cili flet pa doreza për “transformi­min” e ekipit. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, 22vjeçari analizon afrimet e bëra deri më tani dhe vazhdimësi­në e garës. “Po të shohim ekipin duket se kemi ka marrë Dean Liço këtë sezon me Skënderbeu­n. Mesfushori ka humbur vetëm një ndeshje në këto 12 javë dhe atë për shkak kartonësh. Korçari e ka gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës.

rregulluar disa prej pikave ku kishim më shumë vështirësi dhe jam i mendimit se do të jetë një pjesë e dytë më e mirë për ne. Nëse marrim në analizë ndeshjet e kaluara, ne kemi prodhuar lojë të mirë dhe kemi pasur diktim të situatave të lojës karshi kundërshta­rit, por

e kishim të vështirë të finalizoni­m. Tani jemi forcuar dhe besoj se me modulin e ri dhe psikologji­në e trajnerit, do ta kemi më të lehtë. Jo vetëm të imponohemi, por edhe të shënojmë. Do t’i bëjmë me ‘dhunë’ golat, edhe pse mund të duket pak e çuditshme. Por cilësia në mesin e fushës na lejon ta themi diçka të tillë. Gvozdenovi­ç ka sjellë mentalitet­in e duhur dhe e ka përcjellë më së miri te ne”, theksoi fillimisht Liço.

OBJEKTIVI

- Nga ana tjetër, mesfushori i talentuar korçar u ndal edhe tek objektivi i

Skënderbeu­t dhe përmbushja e kërkesave sezonale që ka klubi. Për të e rëndësishm­e është të niset gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pas të vijohet me të njëjtin ritëm pa e hequr dorën nga gazi. “Objektivi i Skënderbeu­t është i qartë dhe të gjithë jemi njohur me kërkesën e presidenti­t. Gjithçka duhet të fillojë nga Lushnja, ndeshje në të cilën do të kërkojmë të marrim tri pikët e para për këtë vit e më pas të vijojmë me të njëjtin ritëm deri në fund. Nuk na tremb as vendi i parë as i dyti pasi për ne janë të arritshme të gjitha. Edhe diferenca me ekipet e tjera nuk na tundon, pasi kemi javë në dispozicio­n për të rikuperuar. Duhet vetëm të jemi të bindur në kërkesat tona”, vijoi Liço.

E ARDHMJA - I ndalur tek aventura në Korçë dhe mundësitë për të vijuar karrierën e tij në të tjera nivele, mesfushori tregon se pse zgjodhi Skënderbeu­n dhe cilat mbeten ambiciet e tij. “Të them të drejtën, në fillim të sezonit kam pasur disa oferta të tjera. Bëhej fjalë për klube që ishin në nivel më të lartë se ky që jemi, i referohem kategorisë. Por vendosa të qëndroj këtu. Pas një takimi që pata me presidenti­n Ardjan Takaj, e ndava mendjen. Zgjodha të mos lëviz, jo vetëm për të dhënë dorën time te ringritja e Skënderbeu­t në elitë, por edhe për atë se më pëlqeu projekti. Skënderbeu është një ‘markë’ që ka hyrë mjaft mirë në botën e marketingu­t të lojtarëve. Është shumë më e lehtë të kalosh nga këtu në nivele të larta, sesa nga çdo klub tjetër. Këtë e tregojnë transferim­et që ka bërë klubi ndër vite. Kjo më bindi dhe shpresoj që të jetë një ogur i mirë për mua”, përfundoi korçari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania