Panorama Sport (Albania)

Marku kthehet te Laçi, Arbëri: S’e doja largimin e mbrojtësit

- EDI SPAHIU

Serxhio Emini është vënë zyrtarisht nën urdhrat e Klodian Arbërit, duke i dhënë kështu zgjidhje çështjes së golave. Bëhet fakt, ajo që “Panorama Sport” ka ditë që e paralajmër­on. Sulmuesi i është bashkuar grupit, pasi u arrit akordi me Bylisin, për huazimin e tij. Në Berat nuk flitet vetëm për afrime në këtë merkato. Në mënyrë krejt të papritur dhe jashtë dëshirave të stafit teknik, është larguar Endrit Marku. Mbrojtësi është kthyer te skuadra e vendlindje­s, Laçi. Dëshira e kahershme e vetë lojtarit për të luajtur në Kategorinë Superiore, është realizuar tashmë. Ai kishte që në verë që donte të kalonte te kurbinasit, aq sa shkoi të stërvitej edhe pa leje. E megjithatë, kontrata e detyroi që të bënte pas dhe vinte sërish në Berat. Nuk e kaloi “paq” ama, pasi kjo i kushtoi mosaktiviz­imin gjatë fazës së parë. Në 12 ndeshje, ai mori në total vetëm 157 minuta. E megjithatë, diçka ka ndryshuar në janar. Përtej marrëveshj­es që e mbante ende të lidhur, këtë herë drejtuesit nuk kanë bërë rezistencë dhe i kanë dhënë lejen e kalimit. Klodian Arbërit i janë prishur disi planet dhe pakënaqësi­në e shpreh hapur për “Panorama Sport”: “Më duhet të konfirmoj zyrtarisht dy lëvizje të rëndësishm­e së fundmi në ekip. Jemi plotësuar me afrimin e një sulmuesi si Serxhio Emini, për të cilin më duhet të falënderoj publikisht presidenti­n e Bylisit. Me këtë goditje në merkato, mund të them se e kemi plotësuar organikën. Njëherësh më duhet të deklaroj largimin e Endrit Markut drejt ekipit të Laçit. Sigurisht që unë asnjëherë nuk e kam dëshiruar këtë gjë, por përtej mundësive të mia si trajner, jam i detyruar që t’i përgjigjem përzgjedhj­es dhe vendimmarr­jes së faktorëve të rëndësishë­m te skuadra dhe futbolli beratas”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania