Panorama Sport (Albania)

Flamurtari bën “prova”, tri afrime në një ditë

Zbarkojnë në Vlorë një portier, një mbrojtës dhe një sulmues Vijnë nga Skocia, Greqia e Brazili, Troisi me “lupë” në dorë

- ERMAL SIKA

Flamurtari nuk di të ndalet në merkato. Vlonjatët po punojnë për goditjet e fundit. Në Vlorë kanë zbarkuar orët e fundit tre lojtarë të tjerë. “Panorama Sport” mëson se skuadrës i janë bashkuar një portier, një mbrojtës dhe një sulmues.

PORTIERI

Pasi huazuan Kristian Rrokun te Turbina, kuqezinjtë u hodhën sërish në kërkim të një gardiani. Ariol Kaloshi ka fituar “kredite” si titullar, e megjithatë nuk mjafton. Në dispozicio­n kanë vetëm 16vjeçarin Bruno Qarri, ndaj një tjetër portier është i domosdosëm. Grupit dje iu bashkua Elgi Fejzo. Është 23 vjeç dhe ka lindur në Tiranë, por zotëron edhe pasaportë greke. Duket se kuqezinjtë janë në kërkim të shtatlarti­t

dhe Fejzo e plotëson këtë kriter, pasi është 1.94 m. Ai vjen pas një eksperienc­e në Skoci, ku së fundmi ka luajtur për klubin Fort Uilliam FC. Më herët është aktivizuar në disa ekipe në Angli. Në vitin 2017 e ka nisur tek Ualton Casuals dhe më pas është transferua­r tek Enfield Borough. Në vitin 2020, Fejzo ka mbrojtur portën e FC Romania. Ai do të jetë në provë dhe nëse do të bindë, do të firmos me Flamurtari­n.

MBROJTËSI

Emilios Daulias është mbrojtës i djathtë, që është vënë nën urdhrat e stafit teknik. 22-vjeçari ka lindur në Athinë, por është me origjinë shqiptare. Karrierën e ka nisur te paratërinj­të e AEK Athens U-17 dhe më pas është transferua­r tek Atromitos U19 dhe U-20. Mbrojtësi në vijim ka qenë pjesë e Ethn.piraeus, GS Kallithea dhe Fostiras. Daulias kërkon që të bindë Flamurtari­n për vlerat e tij, ndaj do të shihet me kujdes nga trajneri. Nëse bind, atëherë mund t’i ofrohet një kontratë.

SULMUESI

Flamurtari kërkon që të përforcohe­t edhe në ofensivë, ndaj kanë afruar orët e fundit edhe një sulmues. Ai identifiko­het si Augusto dhe vjen nga Brazili. Për këtë lojtar nuk ka shumë të dhëna, sepse ai më parë duhet të kalojë provën e stafit teknik dhe më pas të mund të vendoset se çfarë do të bëhet me të, do të qëndrojë apo jo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania