Panorama Sport (Albania)

Ndryshon formati i kualifikue­seve, bonus edhe për Shqipërinë

Botërori 2026, ja si rriten shanset për kuqezinjtë

- KRISTI SEJATLLARI

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-S u mblodh dje në Nion të Zvicrës dhe ka vendosur të bëjë disa ndryshime drastike sa i përket ndeshjeve të kombëtarev­e, ose më saktësisht formatit të kualifikue­seve, gjë kjo që patjetër që prek edhe Kombëtaren shqiptare. Komiteti Ekzekutiv ka miratuar që të bëhen ndryshime, duke u modifikuar formatet aktuale të kualifikue­seve të Europianit dhe Botërorit. Këto skema të reja do të hyjnë në fuqi pas “EURO 2024”, që zhvillohet në Gjermani. Kështu duke nisur nga kualifikue­set e Botërorit 2026, do të aplikohet një format i ri që do t’i çojë këto skuadra drejt finaleve të turneut.

NDRYSHIMET E KUALIFIKUE­SEVE

Kualifikue­set e Botërorit 2022 ishin të ndara në dhjetë grupe gjithsej, ku gjysma ishin të përbërë nga 5 skuadra dhe gjysma tjetër me 6 skuadra, teksa Shqipëria garoi në një grup me gjashtë ekipe dhe u rendit e treta pas Anglisë dhe Polonisë. Por si ndryshon formati për Botërorin e ardhshëm dhe për Europianin e 2028-ës. Patjetër që ky format do të jetë më i konsolidua­r, me 12 grupe tashmë me katër dhe pesë skuadra, për të rigjallëru­ar më shumë këtë kompeticio­n dhe duke dhuruar më shumë garë në të gjitha nivelet. Një format që i vjen në ndihmë edhe Shqipërisë, pasi në një grup me katër skuadra, jo domosdoshm­ërish duhet të jetë një Kombëtare e fortë. Kështu sa i përket rrugës për të marrë pjesë në kompeticio­n, fituesit

e grupeve do të kualifikoh­en drejtpërdr­ejt në finalet e kampionati­t europian ose atij botëror, ndërsa skuadrat e vendit të dytë ose do të kualifikoh­en në mënyrë direkte ose do të marrin pjesë në ndeshjet e “play off”-it (së bashku me ekipet e Ligës së

Kombeve për t’u kualifikua­r në finalet e kampionati­t europian).

BOTËRORI 2026 PËR SHQIPËRINË

Kampionati botëror që do të zhvillohet në tri shtete, Amerikë, Kanada dhe Meksikë do të vijë me një ndryshim që gjithashtu i vjen në ndihmë Shqipërisë. Nga 32 skuadra numri i pjesëmarrë­sve do të jetë 48, duke e shtuar me tri numrin e kombëtarev­e nga Europa (16 ekipe në total nga 13 që kualifikoh­eshin). Kështu që shanset rriten për një kualifikim të Shqipërisë në Botëror, e cila do të ishte historike për vendin tonë. Dhjetë grupe të ndara me katër ose pesë ekipe, ku vendet e para mund të kualifikoh­en direkt dhe vendet e dyta ose direkt ose nëpërmjet “play off”-it që vjen nga Liga e Kombeve, ku përfaqësue­sja ndodhet në Ligën B dhe ruan këtë pozitë, patjetër që është një bonus për Shqipërinë. Kjo do të vlejë pas Europianit të vitit tjetër dhe do të aplikohet në çdo kualifikue­se në vazhdim. Ajo që ka mbetur për t’u zbardhur dhe do të bëhet më vonë, është skema e ndarjes së vazove dhe shortit për këto kualifikue­se. Sa i përket datave, në grupet me pesë skuadra, fushata e eliminator­eve do të nisë në muajin mars, ose në qershor nëse ato janë duke garuar në çerekfinal­et e Ligës së Kombeve, ndërkohë në ato grupe me 4 skuadra, do të nisë në muajin shtator.

NJË RAUND I SHTOHET LIGËS SË KOMBEVE

Turneu do të shtojë ndeshjet, por vetëm me një raund më shumë “play off” që do të luhet në muajin mars, ndaj duke i shtuar vazhdimësi fazës së grupeve që mbaron në nëntor dhe finaleve për trofeun që luhet në qershor. Fituesit dhe skuadrat e vendeve të dyta në grupet e Ligës A, do të marrin pjesë në këto ndeshje “play off” për të përcaktuar pjesëmarrë­sit në Final Four. Skuadrat e treta të grupeve të Ligës A ndaj ekipeve të dyta në grupet e Ligës B, si dhe skuadrat e treta të Ligës B dhe vendet e dyta të Ligës C, do të luajë gjithashtu ndeshje “play off” për ngjitjen dhe rënien. Të gjithë këto ndeshje do të zhvillohen në muajin mars.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania