Panorama Sport (Albania)

Partizani dominon Tiranën, e nxjerr nga Liga Mbarëkombë­tare

Triumf 3-0, të kuqet bëjnë ligjin në derbi Bardheblut­ë eliminohen, Skënderbeu likuidon Vllazninë

-

Liga Gjergj Kastrioti në volejboll, aktivitet i përbashkët për klube mes Shqipërisë dhe Kosovës, vijon me sfidat në grupe, teksa dje janë luajtur tri ndeshje të vlefshme për javën e pestë te femrat. Një ditë që ka shënuar edhe verdikte të rëndësishm­e. Partizani ka fituar kryendeshj­en e javës përballë Tiranës, duke prerë biletën e kualifikim­it për në gjysmëfina­le. Të kuqet e trajnerit turk Hakki Ertan Albayrak dominuan në çdo aspekt në derbin e zhvilluar në “Asllan Rusi”, duke dalë me triumfin e pastër 3-0. Një sfidë që dhuroi disi rivalitet vetëm në setin e parë, me Partizanin që fitoi në shifrat 25-21. Më tej superfuqia e të kuqeve ishte absolute, të cilat luajnë mjaft mirë në të dyja fazat, si në sulm gjithashtu edhe në mbrojtje për t’i fituar setet e radhës në shifra të thella 25-13 dhe 25-14. Kështu gjithçka mbyllet në një hark kohor prej rreth 1 ore e 20 minutash, ndërsa në fund ka vend për festën e vajzave të Partizanit, të cilat kualifikoh­en për më tej. Ndërsa nga ana tjetër Tirana e ndal këtu rrugëtimin e saj në Ligën Gjergj Kastrioti, edhe pse kompeticio­ni ka edhe një javë për të mbyllur takimet e grupeve. Ndeshja e tjetër javës së pestë në Grupin A do të luhet nesër dhe do të vendosë përballë dy ekipet kosovare, Skënderajn, tashmë të kualifikua­r dhe prishtinas­et e M.technologi­e. Për sa i përket Grupit B, Skënderbeu kualifikoh­et matematiki­sht si vend i parë falë fitores së pastër në transfertë kundër Vllaznisë me rezultatin 0-3 (12-25, 17-25, 1725). Korçaret dominuan totalisht ndaj vajzave kuqeblu, teksa këto të fundit paraqiten në këtë pjesë të dytë të sezonit pa lojtaret e huaja, të cilat tashmë janë larguar. Në takimin tjetër që u zhvillua në Gjilan, Fer Volej mundi vendëset e Dritës 0-3 (16-25, 16-25, 22-25).

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? Moment nga festa e Partizanit pas fitores në derbin e djeshëm
FOTO: F. HAZISLLARI Moment nga festa e Partizanit pas fitores në derbin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania