Panorama Sport (Albania)

Kosovë, ministria kërkon pezullimin e Agim Ademit

Kreut i federatës së futbollit është në proces gjyqësor Nesër ndryshohet statuti i FFK-SË, tri klube i dalin kundër

-

Të shumta kanë qenë akuzat që janë hed hur ndaj presidenti­t të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, pak ditë para se të mbahet Kuvendi i Jashtëzako­nshëm ku do të ndryshohet edhe statuti i federatës. Pas Dritës dhe Trepçës ‘89 që kanë dalë zyrtarisht kundër me anë të njoftimeve, tani edhe klubi i Prishtinës është bashkuar në kundërshti­m të draft-statutit të propozuar nga FFK. Gjithashtu, gjatë ditës së martë, gazeta “Insajderi” raportoi se një seri bonusesh të majme janë shpërndarë për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-SË. Sipas asaj që është raportuar, këto transaksio­ne po i heton edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

KËRKESA PËR PEZULLIM“Komisioni për licencimin e federatave sportive pranë Ministrisë së Kulturës,

Rinisë dhe Sportit edhe zyrtarisht përmes një shkrese dërguar në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka kërkuar nga kryetari i FFK-SË, Agim Ademi, që ta pezullojë veprimtari­në e tij në postin e presidenti­t të kësaj federate”, shkruan gazeta “Express”, e cila ka siguruar edhe faksimilen e shkresës. Në letër thuhet se komisioni përmes rrugëve zyrtare e ka vërtetuar që Agim Ademi është në proces gjyqësor dhe se, si rezultat i kësaj, FFK nuk mund të licencohet, pasi kjo do të binte ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës, me statutin e FFK-SË dhe me kodin etik të FIFA-S, të cilin FFK-JA është i detyruar me statut dhe ligje të Kosovës e UEFA-S dhe FIFA-S ta respektojë. Madje, Komisioni ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv që të merr vendim për ta pezulluar Agim Ademin nga pozita e kryetarit deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij, nëse një gjë të tillë nuk e bën vetë Ademi në kohë sa më të shpejtë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania