Panorama Sport (Albania)

Tonali: S’jemi dorëzuar, rikthehemi edhe për tifozët

-

Milanit nuk i ndodhte të pësonte katër gola e të mos shënonte asnjë që nga humbja 5-0 kundër Atalantës në dhjetor të vitit 2019. Asokohe, Sandro Tonali nuk ishte ende pjesë e Milanit. Do t’u bashkohej kuqezinjve 6 muaj më pas, por si tifoz milanist, ndjesitë e atij momenti i kujton ende. Jo rastësisht ishte pikërisht ai që doli përpara mediave për të analizuar humbjen kundër Lacios. “Humbje të tilla janë të dhimbshme. E nisëm në mënyrën më të keqe duke u ndëshkuar pas pak minutash. Nisja e dobët e bëri sfidën më të lehtë për Lacion. Mund të gjeja shumë arsye mbi këtë humbje, por shkaku kryesor është sepse nuk ishim në nivelin tonë të zakonshëm. Bëmë shumë pak nga të gjitha pikëpamjet dhe tani nuk mund të bëjmë asgjë tjetër përveç se të ulim kokën e të punojmë”, deklaroi 22-vjeçari. Momenti i Milanit është ndër më negativët e viteve të fundit, por Tonali nuk pranon të dorëzohet. Lidhur me recetën për të dalë nga kjo krizë, ai i ka idetë e qarta kur deklaron se: “Duhet të gjejmë përsëri shpirtin luftarak që na ka sjellë deri këtu. E dimë se me frymën e grupit arritëm titullin e vitit të kaluar e pikërisht nëpërmjet saj do të kthehemi të jemi një grup i bashkuar e do të rigjejmë rezultatet që na kanë munguar në këtë fillimviti”. Pas ndeshjes me Lacion, tifozët e duartrokit­ën skuadrën për t’i dhënë zemër që të mos dorëzohet. Një sinjal i qartë nga tifozëria, e cila është rreshtuar krah grupit kuqezi. Në deklaratën e Tonalit ka edhe disa fjalë për mbështetës­it e Milanit. “Na vjen shumë keq edhe për ata që janë gjithmonë me ne. Ishte një tjetër mbrëmje e mbrapshtë, por duhet të bashkojmë grupin dhe me ndihmën e gjithçkaje e të tifozëve, të shkojmë drejt një qëllimi të vetëm”, përfundoi numri 8 i “Djallit”, që deri më tani ka koleksionu­ar 107 ndeshje si kuqezi duke shënuar edhe 7 herë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania