Panorama Sport (Albania)

Maldini: Pioli nuk preket, Milani do të dijë të reagojë

“Merkato s’na i ndryshon idetë, sezoni ynë është i mirë”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Edhe një ditë pas hum bjes me Lacion, Paolo Maldini rikthehet të flasë. Konceptet nuk ndryshojnë me drejtorin teknik që bën bilancin e situatës së Milanit, duke parë gotën gjysmë të mbushur.

Si e gjykoni këtë moment që po kalon skuadra?

Moment delikat, por mos harroni të jemi vetëm të dytët në renditje dhe nuk më duket një fatkeqësi e madhe. Jemi edhe në raundin e dytë të Champions-it dhe diçka që nuk e arritëm dot vitin e kaluar.

Sa ju shqetësojn­ë rezultatet e fundit?

Nuk më shqetësojn­ë, ne dominuam ndaj Romës dhe ata barazuan në mënyrë të pamerituar. Është shumë e qartë se nga pikëpamja teknike, taktike dhe psikologji­ke nuk është momenti ynë më i mirë.

Pra Pioli nuk është në

Është një pyetje që shpresoja të mos e dëgjoja. Më duhet të sqaroj që Pioli nuk është në diskutim, ndërkohë që kjo pyetje vjen pas gjithë atyre që ju thashë. Sinqerisht po më vjen keq tani….

Si dilet nga kjo situatë?

Ju rikujtoj se jemi të dytët, ju kujtoj. Pas 7 vitesh, skuadra u kualifikua në Champions dy vite më parë, fitoi titullin vitin e kaluar me meritë dhe tani është e dyta në renditje. E kuptoj kritikën, por duhet të shikoni edhe faktet. Nga kjo situatë dilet me gjërat e zakonshme, me kompaktësi. Faktet thonë se skuadra nuk po luan mirë, nuk është në gjendje të mirë psikofizik­e, por është gjithsesi në vendet e para.

Do të flisni me trajnerin lidhur me humbjen e fundit?

Flasim çdo ditë, kemi mundësi të flasim para dhe pas stërvitjes. Jemi të zhgënjyer, kemi humbur mundësinë për të vijuar në 2 nga 4 kompeticio­net që mund të kishim arritur. Napoli po bën një kampionat fantastik, e nëse realizon edhe 50 pikë të tjera, askush nuk do t'ia heqë titullin.

A do të ndërhyni në merkato siç përflitet?

Ekipet duan të forcohen, por ne nuk do të lëvizim nga idetë tona të viteve të fundit. Mos prisni transferim­e si skuadrat angleze apo disa skuadra italiane.

 ?? ?? Kvara-kruniç, moment tensioni në Milan-napoli
Kvara-kruniç, moment tensioni në Milan-napoli
 ?? ?? diskutim?
diskutim?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania