Panorama Sport (Albania)

Rrezikon derbin, por Tomori citon Biblën: Kthesë nëpërmjet karakterit

-

Me shtatë lojtarë në infermieri dhe me asnjërin që pritet të shërohet për ndeshjen e radhës (ndaj Sasuolos të dielën në 12:30), gjendja e dëmtimeve te Milani pritet të jetë kritike edhe për të paktën një muaj. I fundit që i është shtuar infermieri­së është Fikajo Tomori. Siç mësohet nga “Sportmedia­set”, analizat, të cilave anglezi iu nënshtrua mëngjesin e djeshëm, treguan një dëmtim të një muskuli në ijën e majtë. Situata do të rivlerësoh­et brenda një jave, edhe nëse prezenca e tij në derbin e 5 shkurtit duket shumë e komplikuar. Ky është dëmtimi i tretë i kofshës që pësoi në karrierën e tij: i pari në 2019/2020 me Çelsin, i dyti vitin e kaluar me Milanin në obturator (një nga muskujt e kofshës) dhe i treti ndeshja e së mërkurës kundër Lacios. Teste edhe mbi Kalabrian, i cili ka marrë një goditje, që do të vlerësohet ditë pas dite. Situatë analoge për Teo Hernandezi­n që hoqi dorë nga transferta e “Olimpico”-s për shkak të një mbilodhjej­e muskulore. Balo-ture që ka nxjerrë shpatullën dhe do të rikthehet pas tri javësh, datë kur në fushë duhet të dalë edhe Majk Menja. Portieri po rikuperohe­t dhe mund të jetë i gatshëm për ndeshjet e Champions-it në mesin e shkurtit. Zlatan Ibrahimovi­ç, siç e ka dokumentua­r me postime, ka nisur punën me top, por nuk ka një datë të saktë për rikthimin. Edhe Alesandro Florenci po e merr veten, por gjithashtu as për të nuk ka një datë të përcaktuar për ta parë rishtazi në fushë.

TOMORI CITON BIBLËN

- Fikajo Tomori, i cili u largua para kohe nga fusha në ndeshjen kundër Lacios për shkak të një problemi muskulor në ije, ka publikuar në “Instagram” një citat nga Bibla, marrë nga Letra drejtuar romakëve. “Jo vetëm nga lavdia, por ne mburremi edhe me vuajtjet tona, duke e ditur mirë se vuajtja prodhon durim dhe durimi skalit karakterin. Dhe karakteri prodhon shpresë”. Anglezi është dukshëm i vetëdijshë­m për momentin e vështirësi­së së madhe dhe po përpiqet të dërgojë një mesazh shprese për mjedisin. Sidomos, sepse në këtë rezultat ai ka qenë ndër protagonis­tët negativë me paraqitje nën nivel dhe me gabime individual­e aspak të zakonshme me atë që i ka mësuar deri më tani tifozët dhe shokët e ekipit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania