Panorama Sport (Albania)

Më pak vrap dhe paqartësi, zbulohen “hallet” e Piolit

-

Në shtëpinë e Milanit, gjithçka shkon së prapthi. Ligji i Mërfit zbatohet për ekipin e Piolit: “Nëse diçka mund të shkojë keq, do të ndodhë”. Dhe në fakt Teo lëndohet para Lacios, rezervisti Dest humbet Marusiçin në momentin e 2-0, Benaser në prag skualifiki­mi godet topin tridhjetë metra larg duke u ndëshkuar dhe Kalabria humb pothuajse të gjitha duelet me Zakanjin. Viti 2023 i Milanit është i vështirë: një fitore, tri humbje, dy trofe të humbur në katër ditë, tri shuplaka të marra në Riad, katër në Romë dhe dy barazime. Problem fizik? Mendor? Apo loje?

THELLIM I KRIZËS - Në “Milanello”, në dhomat ku analizohen të gjitha të dhënat në detaje, janë të sigurt: Milani fizikisht nuk ka rënie. Ose të paktën nuk është në rënie aq drastike sa mund të na shtyjnë të mendojmë rezultatet. Shifrat nga ndeshja e fundit, për shembull, na tregojnë se skuadra e Piolit e mbajti më shumë topin, u përpoq të shënonte, krijoi diçka më pak se zakonisht, por në të njëjtën kohë fitoi më pak se gjysmën e dueleve për top me rivalët (8 me 17). E thënë ndryshe: Milani humbi pothuajse të gjithë topat e dytë. Atje ku duhet të vendosni intensitet­in dhe këmbën, kokën e grintën. Pas një loje të shkëlqyer nga Milinkoviç dhe kompania, ndoshta më e mira e epokës “Sarri”, Milani u pa shumë pak. E bukura është se në prill të vitit 2022 Tonali shënoi në “Olimpico” vetëm tre sekonda para përfundimi­t

të sfidës, duke fituar një ndeshje të vështirë në minutën e fundit. Në nëntë muaj gjithçka ka ndryshuar. Dhe në mënyrë negative.

MBROJTJA — Pikat themelore të piolizmit janë anuluar: mbi të gjitha mbrojtja, pika më e fortë e kualifikim­it në Champions-in 2020-2021 dhe e titullit të sezonit të kaluar. Dy vite më parë, pas një 3-0 ndaj Lacios, Milani u riorganizu­a dhe nuk pësoi më gola deri në fund. Tani hapi duket më i ndërlikuar. Kalulu dhe Tomori të lënduar janë larguar nga pozicionet e para në statistika­t individual­e. Leao është ende lojtari që driblon më së shumti në Serinë A (32 të suksesshëm), por në vitin 2023 ai është një tjetër. Gjuhë trupore pasive, ide të zbehta dhe përfshirje e paktë. Momenti që e përçau Milanin, ndoshta ishte grumbullim­i në Dubai në dhjetor, ku skuadra shënoi vetëm një gol dhe pësoi nëntë, duke humbur të gjitha miqësoret (Arsenal, Liverpul). Kërcitjet e para ishin të dukshme në shkretëtir­ë, por asokohe dukeshin si zhurma kalimtare.

LOJA — Kapitulli ekipor: Milani është i 14-ti për distancën e përshkuar në ndeshje 107.075 km - pas Lacios, Interit, Juves, Romës. Tema, ndoshta, nuk është vetëm sa funksionon, por si funksionon. Mbulimi i fushës, presioni, intensitet­i. Probleme me rrënjë në mendje dhe motivim. Tonali ka rënë, Diaz është eklipsuar pas një starti të shkëlqyer, De Ketelare nuk ka pasur ndikimin që pritej (dhe ka disa muaj që nuk luan në kampionat). Vetëm Benaser shpëton, sigurisht më i miri ose ndër më të mirët e sezonit. Shembulli është te vertikaliz­imet: Ndaj Lacios 138, kundrejt 176 të Hysajt me shokë. Sarri dihet se si luan dhe u pa qartë që skema aktuale është: Topin te Luis Alberto dhe ai do të bëjë diçka. Tonali dhe Benaser janë mesfushorë të ndryshëm, por sulmi është krejtësish­t ndryshe nga sezoni i kaluar. Milani duhet ta gjejë veten mbi të gjitha nga pikëpamja mendore. Pioli ka qenë gjithmonë i zoti në këtë aspekt: pas humbje 5-0 në Bergamo në 2019, ai e mori skuadrën për dore dhe e çoi në objektivat e arritur. Tani ai është i detyruar të zerojë përsëri gjithçka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania