Panorama Sport (Albania)

Kërkohen edhe 15 pikë për fshehje pagash, 16 lojtarë rrezikojnë

Ata që nuk deklaruan pagat e COVID-IT, 1 muaj skualifiki­m

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në pritje që të hënën të zbardhet argu mentimi i dënimit me 15 pikë i Juventusit, për çështjen e plusvalenc­ave, pas së cilave klubi bardhezi do të formulojë edhe mbrojtjen në Gjykatën e “CONI”-T (Komitetit Olimpik Italian), brenda 30 ditëve nga e hëna, për “Zonjën e Vjetër” duket se frika sa vjen e shtohet. Sipas asaj që shkruan e përditshmj­a “Repubblica”, drejtësia sportive nuk do të ndalet, por Prokuroria e Torinos pritet që të shprehet shumë shpejt edhe për çështjen e pagave të mundshme të fshehura, gjatë periudhës COVID (20192021). Hetimi i ashtuquajt­ur “Prisma” ka shqyrtuar bilancet qershor 2020 dhe qershor 2021, në të cilat duket se janë kryer disa manovra të jashtëligj­shme, për të cilat pritet një tjetër dënim për skuadrën e Juventusit, aq sa flitet për një kërkesë prej 15 pikësh të tjera penalizim, plus gjobë. Sipas letrave dhe fakteve që kanë mbledhur hetuesit, pakti i përfolur ishte se lojtarët bardhezi duhet të hiqnin dorë nga 4 muaj rrogë secili. E përkthyer ndryshe, për Juven ishin 90 milionë euro të shpëtuara nga periudha e krizës “COVID”, ndonëse ato do të shpërndahe­shin në vitet në vazhdim, kur klubi të rimëkëmbej ekonomikis­ht. Por pasi prokurorët nisën që të merrnin në pyetje futbollist­ë të ndryshëm të Juventusit, Matia de Shiljo dhe

Matajs de Ligt nxorën blof drejtuesit e skuadrës së tyre, duke nënvizuar se në fund, ata kishin hequr dorë vetëm nga një muaj rrogë, gjithçka e vulosur edhe me një marrëveshj­e të shkruar mes lojtarëve dhe klubit, ndërkohë që 3 muajt e tjerë të pagave janë ndarë në formë bonusesh me kalimin e kohës, por pa u shënuar në bilanc dhe kjo përbën një shkelje të rëndë penale kundrejt fiskut të shtetit italian. Për më tepër, prokurorët arritën që t’i marrin si provë Matia de Shiljos edhe “chat”-in e shkëmbyer në “Whatsapp” me drejtuesit e klubit dhe liderët si Kielinit e Bonuçi, ku këtë manovër me pagat askush te Juventusi nuk duhet ta shpërndant­e qoftë edhe te familjarët e tij, duke parë shkeljen e rëndë që përbënte.

TJETËR TËRMET – Por

çfarë rrezikon tani Juventusi? Ligjërisht, pagat edhe mund të shtyhen, duke bërë një pakt me lojtarët, por çështja është që ato duhet të deklarohen si dhe kur do të jepen, pasi jo më kot u bë shumë zhurmë për të kërkuar letrën e famshme të Ronaldos, e cila doli në sipërfaqe në ditët e fundit, ndonëse kampioni portugez nuk e kishte firmosur atë shkresë me nënshkrimi­n e ish-drejtorit Paratiçi, lidhur me 4 muajt pagë që i mungojnë ende nga Juventusi. Sigurisht që futbollist­i, tani që çështja është bërë publike, ka nisur që t’i kërkojë, por në pritje për të kuptuar se kurrë Ronaldos do t’i shkojnë 19.9 milionë eurot në llogarinë e tij, rregullorj­a sportive shprehet qartë mbi këtë krim, siç nënvizohet nga neni 31 pika 3 e Kodit të Drejtësisë Sportive: “Çdo klub që bën

pakt me punëmarrës­it e tij lidhur me shtyrjen e afateve të pagesave për rrogat apo premiot e ndryshme, por nuk depoziton këto fakte në federatë, dënohet me pagesën e 1 apo 3-fish të shumës së fshehur. Por në të njëjtën kohë, rrezikon edhe një penalizim nga 1 apo më shumë pikë në renditje”. Dhe duke parë që këtë fshehje të pagave e kanë firmosur disa futbollist­ë në radhët e Juves (flitet për 13 deri në 16 të tillë, që janë aktualisht apo edhe ndër ata që janë larguar pas merkatove të fundit), kjo është arsyeja pse prokurorët sportivë pritet të kërkojnë edhe 15 pikë të tjera penalizim për klubin torinez.

LOJTARËT DRIDHEN –

Gjithsesi, nëse pesha më e madhe do të bjerë mbi klubin, i cili përveç prishjes së imazhit, një sezoni me qindra milionë të shpenzuara të hedhur në erë dhe një gjobë super të majme plus, që duhet të paguajë, edhe lojtarët që kanë pranuar të firmosin letrat/kontratat për të marrë pagesën e rrogave të tyre në mënyrë të fshehtë dhe të padeklarua­r në federatë e në shtetin italian pritet të përballen me një penalizim. Këtë e thotë të qartë sërish neni 31, në pikën 8 të tij: “Lojtarët që bëjnë një pakt me punëdhënës­in e tyre, lidhur me rrogat apo premio të ndryshme dhe nuk deklarojnë brenda normave këto lëvizje financiare, do të skualifiko­hen me jo më pak se 1 muaj”. Kjo do të thotë, se mes emrave që mendohet se kanë pranuar të fshehin pagat si, Shezni, Bonuçi, Danilo, Sandro, Kuadrado, Rabio, Mekeni, Kieza, apo edhe lojtarët e larguar në skuadra të tjera si Dibala, De Ligt, Kulusevski, Bentankur, Ramsej, Bernardesk­i, Pelegrini e Demiral, nëse faktohet pasi të nxjerrin kontratat e fshehta përpara drejtësisë, mund të përballen me 1 muaj skualifiki­m, duke tronditur jo pak edhe klubet që paguan për t’ia rrëmbyer Juventusit. Shkurt, për “Zonjën e Vjetër” dhe të gjithë ata që ajo ka nën kontratë dhe ka pasur nga viti 2019 e në vazhdim, parashikoh­en ditë, javë e muaj të frikshëm përpara...

 ?? ?? Andrea Anjeli, presidenti i dorëhequr i Juves
Andrea Anjeli, presidenti i dorëhequr i Juves

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania