Panorama Sport (Albania)

Suksesi në Botëror, Di Maria: Ishte shansi i fundit

-

Zlatan Ibrahimovi­ç nuk di të zgjedhë fjalët kur duhet të thotë atë që mendon se është e drejtë sipas tij. Këtë herë ai ka zgjedhur të kritikojë ashpër lojtarët e Argjentinë­s për sjelljen e tyre pas triumfit në kampionati­n botëror në Katar. Deklarata e suedezit të Milanit është dhënë për "France Inter" gjatë prezantimi­t të filmit "Asterisk dhe obelisk", ku ai ka një rol episodik. Pikërisht, duke folur veç filmit edhe për tema të tjera, natyrisht që Ibrahimovi­ç nuk u është shmangur dhe komenteve në lidhje me kampionati­n botëror. Ai ka sulmuar delegacion­in argjentina­s, duke përjashtua­r nga lista Lionel Mesin. Ibra ka thënë vetëm fjalë pozitive për kapitenin e Argjentinë­s, që sipas tij e meritoi trofeun në Katar. "Mesi është cilësuar gjithnjë si lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Isha i sigurt se do ta fitonte dhe Kupën e Botës. Sikurse jam i bindur se Mbape do të fitojë një tjetër kampionat botëror pas atij në Rusi në vitin 2018", komentoi Ibrahimovi­ç në intervistë­n e tij. Më pas ka ardhur

Sulmuesi i krahut i Juventusit dhe kombëtares argjentina­se, Angel di Maria, i është kthyer edhe njëherë tjetër suksesit të "Albicelest­es" në kampionati­n botëror në Katar. Kur kanë kaluar thuajse dy muaj nga triumfi në Doha, Di Maria e ka ende të freskët kujtimin me kupën në duar. "Të them të drejtën e kam Botërorin ende parasysh. Kujtoj ditën time të parë. Për mua dhe shumë veteranë të tjerë ky ishte Botërori i fundit. Pikërisht nga ajo ditë nisi gjithçka dhe që u kurorëzua në fund me titullin kampion", ka thënë ai. Di Maria ka rrëfyer edhe një fakt interesant gjatë festimeve. "Kur po mbaja trofeun, persona të FIFA-S më ndiqnin dhe kjo më bëri habi. I pyeta përse dhe ata më thanë se kjo ishte kupa e botës origjinale, nuk donin shaka të hidhura. U ktheva dhe pashë Mesin me një tjetër kupë", tha Di Maria.

shpërthimi i tij ndaj pjesëtarëv­e të tjerë të delegacion­it të Argjentinë­s, duke mos qenë aspak dakord me sjelljen e tyre. "Nuk jam i shqetësuar për Mesin. Jam i shqetësuar për pjesën tjetër të argjentina­sve. Ata nuk do të fitojnë kurrë më në jetën e tyre. Mesi ka fituar gjithçka dhe do të mbahet mend në histori, por pje

sa tjetër vërtet më ka lënë një shije të hidhur. Janë treguar të paedukatë, të pasjellshë­m. Kjo sjellje e tyre është e papranuesh­me. Ky është mendimi im dhe mendoj se jam një futbollist profesioni­st prej shumë kohësh. Nuk mund të fitosh sërish nëse ke një sjellje si ajo e argjentina­sve", ka thënë Ibra. Sulmuesi

suedez i është referuar sjelljes së padenjë të lojtarëve të Argjentinë­s pas suksesit ndaj Holandës nga lotaria e penalltive, si dhe gjesteve të lojtarëve të "La Selecion" gjatë festimeve pas fitimit të trofeut. Në veçanti, Ibrahimovi­ç i është referuar portierit të "Albicelest­e"-s, Dibu Martinez.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania