Panorama Sport (Albania)

Arteta gati për përballjen e parë me Sitin: Janë më të mirët në botë

-

Përpara raundit të 1/16-ave të Kupës FA kundër Mançester Sitit ditën e premte, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shfaq në konferencë­n për shtyp ku preku disa nga temat më interesant­e të sezonit të “Topçinjve”. “Lajmi i mirë është që nuk kemi më dëmtime dhe kemi dy afrime të reja si Trosard dhe Kivior. Është një ndeshje e madhe dhe një test i rëndësishë­m për ne. Për mendimin tim do të luajmë kundër skuadrës më të mirë në botë. Mezi po e pres, sepse do të na tregojë shumë se ku jemi. Rivaliteti me Guardiolën? Unë kam shpresuar gjithnjë që sfida për titullin do të vinte një ditë dhe ajo po ndodh këtë sezon. Por ajo nuk do

ta ndryshojë miqësinë që ne kemi dhe sesa i rëndësishë­m ai është në jetën time dhe në profesioni­n tim. Ne shpresojmë që të dy të fitojmë dhe mbrojmë klubet tona në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha spanjolli. I pyetur nëse norvegjezi Odegard i ka dhënë ndonjë informacio­n për të ndalur Halandin,

Arteta u përgjigj: “Jo, unë mendoj se ata janë dy lojtarë në formë të shkëlqyer për momentin. Si Siti ashtu edhe ne kemi shumë lojtarë që janë shumë të rëndësishë­m për skuadrat tona. A do ta përcaktojn­ë tri ndeshjet me Sitin sezonin tonë? Po, sepse nëse do të fitojmë të premten do të shkojmë në 1/8-at e

Kupës FA dhe nëse ata na mundin do të jetë e kundërta. Ky kompeticio­n është shumë i rëndësishë­m për ne, është i lidhur me historinë e klubit dhe sigurisht që do të përcaktojë një moment të rëndësishë­m. Ajo që po bëjmë na jep entuziazëm dhe shpresë për të ëndërruar, por ne e dimë se e vërteta është, se kemi edhe

gjysmën e sezonit për të luajtur dhe në Premier Ligë është një kohë shumë e gjatë dhe ka shumë kapituj ende për t’u shkruar. Duhet të vazhdojmë ditë pas dite. Ne favoritë? Duke parë se çfarë ka ndodhur gjatë sezoneve të fundit, nuk do të kishte shumë kuptim ta themi këtë, por OK, e pranojmë këtë status”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania