Panorama Sport (Albania)

Junajtid shkatërron Notingem Forestin, me një këmbë në finalen e “Wembley”-t

-

Mançester Junajtid është me një këmbë në finalen e Kupës së Ligës, e cila mund t’i japë fund pritjes së tyre 6-vjeçare pa fituar një trofe, pas suksesit 3-0 në fushën e Notingem Forestit në gjysmëfina­len e vajtjes së këtij kompeticio­ni. Në vizitën e parë të “Djajve” në “City Ground”, që prej fitores 8-1 në shkurtin e vitit 1999, skuadra e Ten Hagut heshti stadiumin e Forestit, ashtu siç bëri 24 vite më parë dhe pas 6 minutash shënoi me të zakonshmin Rashford (9 gola në 10 ndeshjet e fundit). Sulmuesi i Junajtid mori topin në mesfushën e tij dhe gjeti shtegun mes Uorall dhe Frojler, përpara se të mposhte Henesejn në shtyllën e parë. Foresti u dorëzua pas këtij goli të shpejtë dhe Junajtid iu afrua golit me Antonin. Por skuadra e Kuperit e gjeti golin e barazimit me Sarrixh në një kundërsulm të shpejtë, por ai u anulua për pozicion jashtë loje. Vendësit u bënë kërcënues me Gibs-uajt dhe Xhonson, por sërish De Gea mbeti larg telasheve. Rastet e shpërdorua­ra bënë që Junajtid të përfitonte dhe në fund të pjesës së parë erdhi edhe goli i parë i Vut Veghorstit me fanellën e skuadrës së re, i cili ishte në vendin dhe momentin e duhur në zonë pas një topi të pritur nga portieri. Në pjesën e dytë Eriksen goditi traversën me një gjuajtje nga jashtë

zone, por miqtë e gjetën edhe golin e tretë me Bruno Fernandesh­in, pas një goditjeje të portugezit në hyrje të zonës. Ndeshja e kthimit në “Old Trafford” duket si një formalitet, ndërsa në shtëpi “Djajtë” nuk munden prej fillimit të shtatorit. Bileta në “Wembley” është shumë pranë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania