Panorama Sport (Albania)

Je “gay” dhe merr ryshfet, Klatenburg arratiset nga Egjipti

Kërcënohej nga presidentë klubesh dhe tifozët e tyre

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mark Klatenburg ka braktisur pu nën e tij si shefi i arbitrave në Egjipt për shkaqe sigurie, ndërsa ka marrë kërcënime nga tifozë dhe sulme personale nga zyrtarë të klubeve. Ish-arbitri i Premier Ligës, e mori rolin e disenjator­it të arbitrave në gushtin e vitit të shkuar dhe detyra e tij ishte të rriste nivelin e arbitrimit në Egjipt. Por Klatenburg është kritikuar ashpër nga Mortada Mansur, presidenti i klubit Zamalek, 14 herë fituesve të Premier Ligës së Egjiptit. “The Sun” shkruan se Mansur e kritikoi rolin e Klatenburg­ut në futbollin egjiptian në një dalje televizive, ndërsa e akuzoi atë për korrupsion edhe kur mbulonte të njëjtin rol në Arabinë Saudite dhe akuzoi se urdhëronte arbitra të caktuar që t’i mbyllnin ndeshjet më herët. Klatenburg, i cili është i martuar me Kler, është përballur edhe me akuza personale nga ana e Mansurit. Ai është akuzuar pa asnjë bazë se ka lënë gruan e tij dhe ka nisur një marrëdhëni­e të re homoseksua­le. Edhe pse aktiviteti seksual me të njëjtës gjini nuk është

një krim në Egjipt, personat e komuniteti­t LGBT janë përndjekur për sjellje të shthurur në të shkuarën dhe homoseksua­liteti pranohet pak në jetën e vendit. Khaled Abu Bakr, një avokat i njohur në Egjipt, bëri thirrje për ndërhyrje urgjente të qeverisë pas akuzave ndaj Klatenburg­ut për korrupsion, duke paralajmër­uar se situata mund të kthehet në një rrezik të papreceden­të për reputacion­in ndërkombët­ar të sportit egjiptian. 47-vjeçari

është kërcënuar edhe nga tifozët e Zamalekut, duke sjellë arratisjen e tij nga vendi. Klatenburg kishte gjithashtu shqetësime se po i ndryshohes­hin arbitrat për ndeshjet e kampionati­t, ndërsa ai po dështonte që të bindte arbitrat e huaj për të ardhur dhe gjykuar ndeshjet e rëndësishm­e. Ish-bilbili më i mirë anglez nuk ishte paguar prej dy muajsh, ndërsa mësohet se rroga e tij mujore ishte 32 mijë paund në muaj. Federata

Egjiptiane e Futbolli konfirmoi dhe pranoi dorëheqjen e Klatenburg­ut. Por gazeta egjiptiane, Al-ahram raportonte se Federata Egjiptiane ishte surprizuar nga vendimi i tij. Ata mohuan që të kishin ndryshuar arbitrat e ndeshjeve dhe thoshin në deklarata se do ta mirëprisni­n rikthimin e tij. Ata pretenduan gjithashtu se shqetësime­t në lidhje me sigurinë e tij ishin një ekzagjerim, ndërsa e cilësonin Egjiptin vendin më të sigurt në botë.

 ?? ?? Klatenburg me gruan e tij Kler
Klatenburg me gruan e tij Kler

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania