Panorama Sport (Albania)

Ja disa nga shkaqet e dështimit të Bajernit në Bundesligë në 2023

-

Dy pikë pas dy xhirove në Bundesligë është bilanci i kampionëve në fuqi të ligës gjermane në vitin e ri kalendarik 2023. Edhe pse kundërshta­rët nuk mund të titullohen me të drejtë "gurë" të rëndë, duke marrë parasysh pretendime­t e Bajernit, sërish ia kanë dalë të rrëmbejnë pikë ndaj tyre. Madje situata mund të kishte shkuar edhe më keq nëse te të dyja takimet vendimi i diskutuesh­ëm i arbitrit pas ndërhyrjes së rrezikshme të Upamekanos dhe goli i Kimish në limite ndaj Këlnit do të ishin realizuar. Më poshtë po ju prezantojm­ë me tri arsyet e kësaj "drame" që ka pushtuar ekipin e Nagelsmani­t në vitin 2023 sipas "FCB Inside":

1. RENDIMENTI I ULËT NGA "PANCERAT" -

Strategu Nagelsman nuk ka kryer asnjë ndryshim në formacioni­n bazë në dy duelet e fundit, të cilat për fatin e tyre të keq nuk ka dhënë rezultatin e pritshëm. Ajo çka evidentohe­t është prezenca e lojtarëve të përfaqësue­ses gjermane në Botërorin e Katarit. Edhe pse aktiviteti ka më shumë se një muaj që i ka larë duart, sërish boshti Kimishgore­cka-musiala-gnabri-sane-myler vazhdojnë të demonstroj­në forcë të reduktuar kreative dhe goditëse në drejtim të kuadratit mik. Kapiteni i ri i bavarezëve u kthye në futbollist­in më të dobët ndaj Lajpcigut, ndërsa përballë Këlnit këtë damkë e mori Gorecka. Nëse shkojmë pak më lart, trinomi Gnabri-musiala-sane vazhdojnë të vozisin pa efikasitet në shërbim të ekipit. Driblime të panevojshm­e në mesfushë, lojë e dobët nga krahët. Dhe në fund, "plakushi" Myler, i cili ka marrë trajtën e një rezervisti në fillim të sezonit të ri kalendarik. Edhe në fragmente kur ai inkuadrohe­t në lojë, sërish mbart peshën e veprimeve të lexueshme.

2. MUNGESA E QËNDRUESHM­ËRISË - Situata aktuale e grupit të Nagelsmani­t përngjan me periudhën e muajit shtator, aty ku kampionët e Bundesligë­s vuanin serinë negative të rezultatev­e. Ndaj Lajpcigut, Bajerni ishte dominant në çdo aspekt në fraksionin e pjesës së parë, e cila u shpërblye me golin e Çupo-moting. Pjesa tjetër e lojës dha tablo me pigmente të ndryshme, me vendësit promotorë në krijimin e aksioneve të rrezikshme dhe në fund barazim. Strategjia pati të njëjtin aplikim edhe me Këlnin, vetëm se ndryshoi interpreti­mi i pjesës, e përkthyer me dominimin e miqve në fragmentin e parë të lojës dhe e përmbysur nga të zotët e shtëpisë në të dytën, por pa rezultat triumfues.

3. DOBËSIA NË GODITJET E DËNIMIT - Gjigantët nga Mynihu si rezultat i lojës së tyre imponuese në zonën e rivalit, i detyrojnë këta të fundit të shkaktojnë ndërhyrje të dënueshme. Gjithsesi, kjo pikë ka marrë trajtë të parëndësis­hme mbi rrezikshmë­rinë në kuadratin mik. E kundërta mund të thuhet në prapavijën e tyre. Shembulli më i qartë është realizimi i Këlnit, i cili erdhi pikërisht si rezultat i goditjes së këndit. Dyshja Upamekanod­e Ligt ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët në kombinimet, si në shfrytëzim ashtu edhe në pastrimin e zonës së katërkëndë­shit të tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania