Panorama Sport (Albania)

Nojer rrezikoi jetën në alpe, ja detajet e frikshme

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Dilema e portës në "Al lianz Arena" ka mar rë fund, ashtu si edhe shqetësimi i tifozëve të Bajernit, mbi bazë të pretendime­ve në piedestal lidhur me fatet e sezonit. Gjithë kjo amulli u krijua si rezultat i dëmtimit të Manuel Nojerit në sportin e rrezikshëm të skisë. Edhe pse ende nuk ka një diagnozë të qartë mbi shkallën e dëmtimit, nëse ka thyer këmbën apo ka plagë të thellë në pjesën e tibusë dhe fibulës, çka do të ndikonte në fazën e rikuperimi­t. Së fundmi prestigjio­zja gjermane "Sport Bild" ka prezantuar fakte tronditëse në lidhje me aksidentin e kapitenit të bavarezëve.

Shkaku-dështimi me përfaqësue­sen në Kupën e Botës me "Pancerat" në Katar ndikoi në horizontin e Nojerit, i cili donte ta kalonte këtë dhimbje profesiona­le në një mënyre ndryshe. Skijimi mbetet sport me popullarit­et të lartë në Gjermani, si rezultat edhe i kushteve të favorshme relievo-klimatike. Manueli u përfshi në aktiviteti­n në fjalë pranë "Bavarien Spitzingse­e", aty ku të gjitha faktorët të japin të drejtën e një skijimi perfekt.

PASOJA-SHPATI malor i pjerrët i Roskopf dhe dëbora në sasi të vogël e shoqëruar me pjesë të akullta, krijuan kushtet e këtij aksidenti famëkeq për gjigantin. Thyerja e këmbës mori përmasa tragjike, aty ku gjakderdhj­a nuk kishte të ndalur. Pavarësish­t gjithë skenës tragjike të prezantuar nga "Sport Bild", fati do të ishte në radhët e Nojerit, pasi ndihma në kohë rekord i dha të drejtën jo vetëm t'i shpëtohej jeta, madje edhe shpresa e një rikthimi sa më të afërt me Bajernin në fushën e blertë.

SHPËTIMI-"JETËGJATI nuk bëhet jetëshkurt­ër", do të ishte fraza perfekte në përkufizim­in e aksidentit nga Nojer dhe se çfarë i ndodhi më pas. Sipas burimit të përmendur më sipër, ndihma mjekësore

me helikopter në kohë rekord e ndaloi gjakderdhj­en dhe mbërritjen në spitalin me të afër për të realizuar operacioni­n sa më shpejt të ishte e mundur, çka do t'i jepte më tepër shanse jetës dhe shpëtimit të karrierës. Sot këto përmasa të frikshme të kalojnë si iluzion, ndërsa portieri u përball me vdekjen në mes të shpateve malore i vetmuar. Vlen të përmendet se ende nuk është e qartë nëse kapiteni i

kampionëve të Bundesligë­s ka vendosur vida në këmbë, pasi ato janë e vetmja alternativ­ë e mbylljes së plagës në kohë sa më të shpejtë dhe ruajtjen e vazhdimësi­së, me qëllim moslejimin e hapjes së lëndimit në të ardhmen. Nga raporti i Bajernit, bëhet me dije se numri "1" i klubit më të titulluar në tokën gjermane do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë vetëm pas përfundimi­t të sezonit aktual.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania