Panorama Sport (Albania)

Shehi: Ndeshje e madhe, kjo ishte java më e vështirë

-

Tirana ka përfituar nga humbja e

Partizanit për t'u shkëputur më shumë në renditje në kreun e Superiores. Një fakt që gëzon Orges Shehin, i cili suksesin ndaj Erzenit, e cilësoi shumë të rëndësishë­m për faktin se ekipi tregoi karakter në një javë të vështirë.

Ishte një fitore e madhe. Si e patë ndeshjen me Erzenin?

E dinim që ishte ndeshje e vështirë, se Erzeni është skuadër e fortë, agresive dhe me shpirt gare, me entuziazëm, që janë shumë thelbësore në futboll. Ata ishin vetëm 5 pikë pas nesh. Ishte një fitore që na kënaqi, edhe pse ishte një ndër javët më të vështira që kur kam ardhur këtu për shkak të virozëve, kartonit, dhe që lojtarët të federohesh­in vetëm në fund. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për t'u përgatitur.

Keni pasur disa mungesa. Si ia keni dalë të ndërtoni skuadrën?

Ka qenë e vështirë dhe kishim 2-3 ditë për ta përgatitur, me dy module në kokë se nuk dinim a federohej apo jo Lushkja. E nisëm ndeshjen dhe vuajtëm pak presionin e kundërshta­rit, agresiv në topin e parë dhe të dytë që e fitonin. Na kapnin me mbrojtjen e hapur dhe u detyruam që të zbritnim Gjumsin e të ktheheshim me 5. Kur kundërshta­ri ndryshoi, ishim më të qartë se e kemi punuar më shumë këtë mënyrë loje duke mbyllur kundërshta­rin në gjysmëfush­ën e vet. Për shkak dëmtimesh e mungesash, por edhe për t'iu përgjigjur në duele, pasi Toshevski kishte vështirësi, dolëm me 3-5-2 dhe mendoj se na dha efikasitet. Por ditët ishin të pakta për të ngarkuar lojtarët me 3-4 sisteme loje.

Për ju ishte fitorja e tretë rresht. Nuk e keni arritur asnjëherë?

Sot ishte hera e parë që u thashë lojtarëve që asnjëherë në këtë kampionat nuk kemi bërë 3 fitore radhazi dhe ky ishte test karakteri për të treguar që kërkojmë këta objektiva apo jo. Pjesa tjetër ishte e vështirë se as goditjet standarde nuk i bëmë se nuk dinim a kishim apo jo lojtarët. Ishte ndeshje e një shkalle të lartë vështirësi­e, u thashë lojtarëve që mungon vetëm kthjelltës­ia. Lojtarët e shohin që duhet të vlerësojnë kundërshta­rin, në kampionati­n tonë diferencat janë të vogla dhe çdo skuadër arrin të të dëmtojë.

Tani jeni të parët me katër pikë më shumë se vendi i dytë. Keni një koment?

Kampionati kështu është, herë luajmë ne të parët e herë të fundit. Jemi të kënaqur që këtë vit e kemi nisur mirë me katër fitore, përfshirë Kupën. Kërkojmë vazhdimësi, jo se nuk kemi pasur. Por edhe pse bëjmë transferim­e, skuadra është kompetitiv­e. Pastaj kundërshta­ri herë gabon e herë fiton. Por kur luan i fundit ke një motivim ekstra pasi di se si luajnë kundërshta­rët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania