Panorama Sport (Albania)

“Niko Dovana” pushtohet nga tifozët, gjithë Shijaku në Durrës

-

Në një atmosferë fantastike në stadiumin e Durrësit, Erzeni dhe Tirana u ndoqën nga rreth 3500 tifozë, teksa ata shijakas e bënë festë në shkallët e "Niko Dovanës". "Panorama Sport" ju sjell të gjitha momentet pikante në ndeshjen që u fitua nga bardheblut­ë.

* Dy ish-portierët durrsakë, në pankinat e skuadrave. Ndërsa Kapllanajn nuk e zinte vendi, duke kërkuar më shumë nga lojtarët, ndërsa Orges Shehu shuante etjen duke pirë ujë.

* Ultrasit e Erzenit dhe "Fanatics" ndezin "Niko Dovanën". Rreth 3000 shijakas dhe afro 500 kryeqyteta­s, të cilët e bëjnë festë me fishekzjar­rë, këngë, banderola e flamuj. Brohoritje e ovacione pa fund gjatë gjithë takimit. * Dy presidentë­t, Durim Keçi dhe Refik Halili, ishin pranë njëri-tjetrit në tribunën VIP. * Në minutën e 30-të tifozët shijakas u kundërpërg­jigjen "Fanatiks"-ave me dritat e telefonit.

* Gjatë ndeshjes ishin 6 lojtarë shqiptarë të Maqedonisë në fushë nga të dyja ekipet.

* Portieri Xhika luan në pjesën e parë me bluzën ngjyrë lejla, ndërsa në të dytën fanellën me ngjyrë limoni.

* Enk i Erzenit e ka mbuluar rreptësish­t Gjumsin, që ka qenë lojtar i papërmbajt­shëm te Tirana.

* 10 minutat e fundit u shoqëruan nga një shi i imët. * Pas golit të Tiranës nuk kanë munguar as shishet plastike në fushë apo sharjet nga të dyja anët e tifozërisë. * Tabela elektronik­e çorienton tifozët me minutat shtesë dhe nderimin e Troplinit afër fundit. Në fakt ishin 6 minuta shtesë.

* Të dyja skuadrat në fund të ndeshjes respektuan tifozët, duke shkuar tek ata. * Kapsollat që janë drejtuar drejt lojtarëve të Tiranës i kanë shoqëruar në dhomat e zhveshjes përgjatë tunelit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania