Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Teuta, Partizani në krizë

“Demat” kapitulloj­në për të dytën herë radhazi, durrsakët marrin tri pikë të çmuara Marku dhe Kallaku shënojnë dy golat, të kuqtë ende të tronditur nga dy largimet

- DENIS LALA

Partizani kapitullon ndaj Teutës. Të ku qtë pësuan dje humbjen e dytë radhazi në shtëpi, duke u mundur nga durrsakët me shifrat e pastra 0-2. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga dy “ishë” të Partizanit, Albion Marku dhe Sherif Kallaku, që zhytën “demat” në krizë, pasi në tri ndeshjet e fundit kanë grumbullua­r vetëm një pikë. Me këtë humbje, të kuqtë i largohen katër pikë Tiranës kryesuese.

PJESA E PARË - Cara, i vendosur si qendërsulm­ues, tregohet i rrezikshëm në momentet e para. Në të 11-ën kavajasi ka një mundësi shumë të mirë, por gabon dy herë me shënjestrë­n. Në të 21ën Teuta rrezikon me një aksion nga e djathta, që finalizohe­t në qendër me goditjen e Vilës, por Hoxha neutralizo­n gjithçka. Në të 28-ën është Cara, që tenton një gol spektakola­r me një goditje nga distanca, por nuk ka shënjestrë­n e duhur dhe nuk e vë dot në provë Qirkon. Teuta ka një shans shumë të mirë në të 38-ën, ku Vila godet në zemër të zonës, por topi merr devijimin e Grudës, që e nxjerr sferën nga rrezja e portës. Në këto minuta Teuta krijon më shumë volum, duke u nisur nga qendra dhe çarë në krahë. Në të 40-ën vjen goli për durrsakët. Është një “ish”, Albion Marku, i cili lëshon një “raketë” në hyrje të zonës, që përfundon në rrjetën e të kuqve. Në minutat e mbetura të fraksionit të parë vendësit duken mjaft të hutuar dhe duket sikur mezi po presin pushimin. Fraksioni i parë mbyllet me avantazhin minimal të miqve.

PJESA E DYTË – Ky fraksion duhej të tregonte fytyrën tjetër të Partizanit, por nuk rezultoi të ndodhte kështu. Të kuqtë janë shumë konfuzë me topin në këmbë dhe herë pas here bëjnë gabime në pasime elementare. Në mesfushë duelet humben njëri pas tjetrit dhe daljet në sulm janë të pakta dhe jo rezultativ­e. Shansi i parë në këtë pjesë shënohet nga Rrapaj, i cili tenton të gjejë golin me një goditje të fortë nga rreth 30 metra, por Qirko kontrollon në dy kohë. Por pas vetëm katër minutash të kuqtë pësojnë edhe golin e dytë. Këtë herë ia dhurojnë, pasi Telushi shkakton një penallti ndaj Grudës dhe Kallaku nuk gabon përballë Hoxhës, duke shkundur rrjetën dhe i dhënë shansin të menaxhojë qetësisht ndeshjen durrsakëve. Dhe kështu ndodh, Partizani është shumë i zbehtë në lojë dhe as zëvendësim­et nuk i japin shkëndija. Shansi i

vetëm i mirë është me Sembene, i cili godet me kokë, por ndalet nga reflekset e Qirkos vetëm pak metra larg kuadratit. Deri në fund Partizani është i pafuqishëm për të ndryshuar fatin e ndeshjes dhe gjithçka mbyllet me fitoren e Teutës. Të kuqtë duket se kanë pësuar një goditje të rëndë pas largimeve të Bitrit dhe Skukës.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Teuta duke festuar golin e dytë të shënuar nga Kallaku me penallti
FOTO: F.HAZISLLARI Teuta duke festuar golin e dytë të shënuar nga Kallaku me penallti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania