Panorama Sport (Albania)

Martini: Fitoren ia dedikoj Sabah Bizit

-

Teuta arriti një fitore të rëndësishm­e në garën për mbijetesë, duke mposhtur në transfertë Partizanin me rezultatin 0-2. Pas sfidës, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh tepër i lumtur për vazhdimësi­në që ka skuadra dhe për tri pikët kundër “demave”. Ai ka elozhe për Albion Markun, që shënoi një gol shumë të bukur.

VAZHDIMËSI­A - “E rëndësishm­e është që ne kemi vazhdimësi në rezultate. Është gjithashtu shumë e rëndësishm­e që kemi stabilizua­r mbrojtjen. Cilësia është rritur. Dua t’i përgëzoj djemtë. Kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer”.

GARA - “Lufta në këtë kampionat është jashtëzako­nisht e fortë. Ne po kërkojmë t’i sulmojmë ekipet. Duhet t’i falënderoj djemtë, sepse për asnjë moment nuk u shpërqendr­uan në lojë”.

GRUPI - “Edhe Qaqi, edhe Kallaku kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer sot. Nuk duhet të merrem me emra të përveçëm. Një lojtar të bën të fitosh një ndeshje, ndërsa grupi të çon përpara. Tabela është e pamëshirsh­me. Kur e shikon veten në vend të fundit, nuk të shohin sytë”.

GOLI I MARKUT - “Nota 10. Nuk e bëri as me këmbën e tij më të mirë, por me të majtën. Ai është një djalë i përkushtua­r dhe punon në stërvitje.

“SI DIKUR” - “Tani jam i mbaruar (qesh). Më dhëmbin gjunjët, nuk mund t’i bëj më goditjet standarde”, u shpreh Martini për “Oversport”.

DEDIKIMI - Trajneri i Teutës foli shumë shkurt edhe për gazetën, ku kishte një porosi të veçantë. Këtë fitore ai ia dedikon një figure shumë të shquar të futbollit tonë, pikërisht Sabah Bizit. “Fitoren ndaj Partizanit ia dedikoj legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi, me rastin e 75-vjetorit të lindjes”, ka thënë ai për “Panorama Sport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania