Panorama Sport (Albania)

Kolela: Ndoshta s’jam aq i zoti, jemi në krizë pikësh

Trajneri i Partizanit: Ishim shumë dobët, nuk ka asnjë alibi “Në portë do jetë Hoxha, jep përvojën që humbëm me Bitrin”

- DENIS LALA

Partizani dështoi në ndeshjen e tretë rad hazi dhe e bëri këtë ndaj Teutës në një humbje të shëmtuar me shifrat 0-2. Loja e skuadrës së kuqe la për të dëshiruar dhe kjo është pikërisht ajo që shqetëson më së shumti trajnerin e të kuqve, Xhovani Kolela. Për “Panorama Sport”, pas ndeshjes ai shprehet se e gjithë skuadra zhvilloi një paraqitje shumë të dobët, teksa nuk ka asnjë fjalë të mirë apo justifikim për të thënë për të tijtë. Ai nuk arrin të shquajë asgjë pozitive nga paraqitja e skuadrës së tij, teksa tregon se aktivizimi i Hoxhës është bërë për arsye teknike dhe jo prej faktit se paraqitjet e Rexhepit nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Italiani tregon se ka vendosur të bëjë rokadë në portë. Ai zgjedh ta mbajë vetë përgjegjës­inë e humbjes.

NDESHJA - “Kur marrim një pikë në tri ndeshjet e fundit, do të thotë se nuk jemi mirë, ashtu si sot që nuk ishim në nivelin e duhur”.

ZHURMA E MERKATOS

“Gjithnjë zhurmat e merkatos janë një faktor negativ. Por kjo është si për ne, ashtu edhe për të tjerët. Pra, nuk kam asnjë alibi për të shprehur për këtë ndeshje”.

KRIZË REZULTATES­H–

“Kemi marrë një pikë në tri ndeshje, kështu që po”.

PORTA – “Në ndeshjen tjetër të kampionati­t do të jetë sërish Hoxha titullar, ndërsa në përballjen e Kupës në portë do të jetë Rexhepi. Dua të theksoj se këtë zëvendësim nuk e kam bërë për arsye se Rexhepi nuk është paraqitur në nivelin e duhur, por me Hoxhën doja t’i jepja më shumë eksperienc­ë skuadrës, pas largimit të një lideri në mbrojtje si Eneo Bitri”.

GABIMET – “Sepse ndoshta trajneri nuk është kaq i zoti. Nuk ekzistojnë gabimet individual­e, janë thjesht gabime. Nëse unë nuk arrij t’i transmetoj Buxhelajt atë që duhet të bëjë në fushën e lojës, është faji im dhe jo i Buxhelajt”, tha trajneri.

Kolela foli edhe për “Oversport”, ku duket tërësisht i dorëzuar për të komentuar një ndeshje, në të cilën skuadra e tij dukej “e fikur”.

PARAQITJA - “Mendoj se sot gjithkush që ka diçka për të thënë, ka të drejtë. Nuk jemi në gjendje të mbrohemi, bëmë një ndeshje shumë të keqe. Kur bën keq-keq, nuk mund të bësh asnjë koment. Nuk jam i kënaqur me asgjë. Nuk di të gjej diçka nga e cila të jem i kënaqur”.

SITUATA – “Kemi bërë një pikë në tri ndeshje dhe është e dukshme, por sipas meje po bëjmë më keq në aspektin e lojës që ofrojmë”.

AFRIMET – “Merkatoja nuk është çështje imja dhe jo se humba, nuk është se ndryshon kjo. Nëse do të vazhdoni të flisni për merkaton, shkoj në shtëpi. Menish dhe Da Silva, meqë nuk luanin prej kohësh, nuk mund të them se bënë më keq se të tjerët. Pastaj fakti që nuk jam i kënaqur nga askush…”, tha Kolela për “Oversport” pas sfidës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania