Panorama Sport (Albania)

Mevlan Adili: Pse zgjodha Bylisin

Qendërmbro­jtësi firmosi dje me klubin ballshiot: Më plotësuan të gjitha kërkesat “Vllaznia më ka kontaktuar vazhdimish­t, por Kapllanaj ishte më bindës me ofertën e tij”

- ERJON SALIU

Mevlan Adili ësh të goditja e mad he e Bylisit në merkaton e janarit. Qendërmbro­jtësi nga Shkupi ka firmosur dje një kontratë që e mban të lidhur me ballshiotë­t deri në fund të këtij sezoni, por me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Presidenti Besnik Kapllanaj ka arritur të bindë 28-vjeçarin, i cili në këtë periudhë ka pasur ofertë zyrtare nga Vllaznia, por edhe klube në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas mbrojtësit të majtë Vangjel Zguro, si dhe mesfushori­t të qendrës, Kristi Kote, Adili është pa dyshim një prej përforcime­ve cilësore që ka bërë Bylisi, duke blinduar në këtë mënyrë repartin e prapavijës. Pas prezantimi­t si lojtari i ri i Bylisit, dje Adili foli ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” pse zgjodhi ballshiotë­t për të vijuar karrierën. Ai flet edhe për ofertën që ka pasur nga Vllaznia, ndërsa vjen në Ballsh pas eksperienc­ës në Rusi me Ska-khabarovsk.

Mevlan, pas aventurës në Rusi riktheheni sërish në Superiore, por jo në Shkodër, ku janë mësuar t’ju shohin tifozët. Pse zgjodhët Bylisin?

Në futboll shprehja “kurrë mos thuaj kurrë” zë vend. Realisht kam pasur oferta dhe duke qenë se Bylisi më plotësoi kushtet, unë zgjodha që të vijojë karrierën këtu. Tashmë mendoj vetëm për këtë skuadër dhe më duhet të them se fakti që jam këtu në Ballsh është sidomos prej dëshirës së presidenti­t Kapllanaj.

Për çfarë ju bindi Kapllanaj?

Më bindi prej ambicieve që ai ka, por edhe për shkak se u

tregua insistues dhe korrekt në premtimet që më bëri. Presidenti më ka plotësuar kërkesat dhe besoj se do të bëjmë gjëra të mira me Bylisin.

Më lart u shprehët se keni pasur edhe oferta të tjera. Si është e vërteta me Vllazninë, por edhe zërat për një interesim nga Partizani në javët e kaluara?

Tani unë jam i Bylisit, por që për hir të së vërtetës nuk më ka kontaktuar klubi i Partizanit. Vazhdimish­t më ka kontaktuar Vllaznia, madje edhe në këtë periudhën e fundit. Por, faleminder­it dhe suksese, pasi tashmë e bëra zgjedhjen time. Do të mendoj për skuadrën ku jam dhe t’ia shpërblej në mënyrën më të

mirë presidenti­t, klubit, stafit dhe gjithë tifozëve të Bylisit.

Sa e njihni ekipin ballshiot, që si për koincidenc­ë vjen pas fitores me ishskuadrë­n tuaj, Vllazninë?

Unë kam luajtur si kundërshta­r ndaj Bylisit. I mbaj mend mirë ndeshjet në Shkodër apo Ballsh. Kanë pasur ekip shumë të mirë,

pasi kanë fituar edhe ndaj Vllaznisë në transfertë kur unë luaja. Janë një ekip që vrapojnë shumë dhe mjaft të disiplinua­r taktikisht. Kështu që unë kam besim se ne do të bëjmë më të mirën të gjithë së bashku dhe të vazhdojmë që ta kemi këtë frymë në dy fazat e mbetura.

Çfarë prisni nga kjo eksperienc­ë

në Ballsh?

Si fillim jam këtu për të dhënë më të mirën time deri në fund të sezonit. Do të jap gjithçka nga aftësitë e mia që skuadra të realizojë synimin qe ka. Në fund do të flasim sërish, por tani mendoj të tashmen dhe ndeshjen që kemi me Kastriotin. Gradualish­t do të shohim për synimet.

 ?? ?? Mevlan Adili prezantohe­t me fanellën e Bylisit
Mevlan Adili prezantohe­t me fanellën e Bylisit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania