Panorama Sport (Albania)

Kumbarçe: Më ngrohin rikthimet, në Lezhë shkojmë vetëm për sukses

- SHKËLQIM HASANI

Korabi ndodhet në vendin e tretë të Kategorisë së Parë dhe në nisje të fazës së dytë shpreh qartë objektivat për pjesën e mbetur të sezonit, ngjitjen në Superiore. Duke vazhduar përgatitje­t, këtë e konfirmon edhe trajneri i dibranëve, Shpend Kumbarçe, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”. Ai gjithashtu flet edhe për transfertë­n e fundjavës me Besëlidhje­n.

Si po shkojnë përgatitje­t për fazën e dytë të kampionati­t?

Stërvitja ka vijuar rregullish­t dhe me intensitet të plotë. Kemi zhvilluar një fazë përgatitor­e të mirë dhe skuadra po rikthehet në formën sportive më të mirë të mundshme. Pretendime­t i kemi të mëdha dhe stërvitja është bërë e fortë për të përballuar fazën e dytë, që është shumë e rëndësishm­e për ne. Pritshmëri­të i kemi të mëdha dhe objektiv të vetëm kemi ngjitjen në elitë.

Korabi prej kohësh po ndien mungesën e disa lojtarëve të dëmtuar, do të jenë të gatshëm ata për fazën e dytë?

Për fatin tonë të keq, gjatë fazës së parë kemi pasur disa lojtarë të dëmtuar, si

Selmani, Hoxha, Beshiraj apo dhe Mziu. Mungesën e tyre deri tani e kemi përballuar mirë edhe pse kanë qenë të rëndësishë­m, por shpresojmë që në fazën e dytë ata të jenë të gatshëm për t’i shërbyer ekipit. Beshiraj është rikthyer pas operacioni­t dhe u aktivizua ndaj Partizanit për Kupë, por edhe të tjerët po lënë pas dëmtimet e po rikthehen. Do të duhet pak kohë për të ardhur në formën e tyre më të mirë, por çdo gjë do ta kalojmë me punë.

Pas ndeshjes së Kupës, si po shkojnë përgatitje­t

për transfertë­n në kampionat ndaj Besëlidhje­s?

Sikurse e kam thënë edhe më parë, ndeshja ndaj Partizanit na shërbeu si test për të parë gjendjen e lojtarëve. Më shërbeu edhe për të parë se ku janë lojtarët që kanë qenë të dëmtuar. Ndaj Besëlidhje­s do të shkojmë për të realizuar objektivin, të marrim fitoren. Kuptohet që në Lezhë do të udhëtojmë vetëm për suksesin.

Si duken elementët e rinj që janë afruar në ekip?

Kemi një kontingjen­t futbollist­ësh të rinj premtues, si Selmani, Kasalla, Keko, e të tjerë. Ata janë lojtarë që premtojnë shumë, por kemi edhe disa në moshe më të re, që luajnë tek ekipi U-21. Kjo është një gjë e mirë për ta, pasi aty shprehin cilësitë e tyre dhe formohen si futbollist­ë për të qenë të gatshëm për ekipin e të rriturve. A e keni pasur mbështetje­n e presidencë­s dhe bashkisë? Gjatë periudhës që unë jam në krye të Korabit, nga prilli i vitit që lamë pas e në vazhdim, çdo gjë është në rregull. Klubi është korrekt me pagat, kushtet janë optimale dhe lojtarëve u është plotësuar çdo kërkesë financiare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania