Panorama Sport (Albania)

Besa, Reçi: Nuk do të dhurojmë më gola naivë

- FERIZ FERIZAJ

Te Besa mendojnë se janë “shëruar”. Faza përgatitor­e duket se u ka vlejtur verdhezinj­ve për të korrigjuar shënjestrë­n, por jo vetëm. Kavajasit u “dhuronin” jo pak gola kundërshta­rëve dhe për pasojë në 12 javët e para nuk morën më shumë se 19 pikë. E megjithatë, diçka kanë përmirësua­r edhe në prapavijë. Këtë e thotë edhe Endri Reçi, që paralajmër­on ndryshim drastik në sektorin ku ai luan. Për “Panorama Sport”, 22-vjeçari deklaron: “Nuk gabonin vetëm sulmuesit te Besa, por edhe ne në prapavijë. Nga mungesa e përvojës, e kemi pësuar. E megjithatë, situata është krejt tjetër tani. Miqësoret e shumta dhe stërvitjet, kanë dhënë efekt pozitiv të madh. Nëse ofensiva ka kryer mirë detyrat e saj, mendoj se edhe prapavija me në krye portierët ka bërë mirë. Kur them këtë, kam parasysh pikët që realisht duhet të kishim sot”. Kavajasit do të luajnë në Burrel dhe për qendërmbro­jtësin kjo është ndër sfidat më të vështira. Ai e argumenton këtë me ndikimin e ndërprerje­s së kampionati­t, por edhe ndryshimet që ka bërë, jo vetëm Burreli, por të gjitha ekipet. “Pres një ndeshje ku duhet të djersijmë shumë, pasi si ndeshja e parë e vitit do të ndikojë efekti psikologji­k. Shto këtu ndryshimet që të gjitha ekipet kanë bërë. Burreli kërkon t’i ikë fundit dhe sigurisht që të synojë vetëm fitoren me ne. Ne do të hyjmë të qetë në fushë, të sigurt dhe me besim se lojërat e fundit dëshmojnë vërtetë atë çfarë Besa mund të bëjë. Shpresoj që të kemi edhe pak fat, por le t’ia lemë fushës rezultatin”, përfundoi Reçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania