Panorama Sport (Albania)

Beci dhe Rapa “out”, dilema dhe ndryshime te Skënderbeu

- LLAZI SARO

Skënderbeu është gati për Lushnjën. Ky takim do të mbyllë fazën e parë të kampionati­t, ndaj bardhekuqt­ë e duan të fituar. Kur dihet që misioni është ngjitja direkte në elitë, gabimet janë të ndaluara dhe sidomos në shtëpi. Ivan Gvozdenovi­ç ka hartuar edhe formacioni­n “tip” dhe pritet që korçarët të vijnë ndryshe. Në këto momente, kanë vetëm dy dilema. E para i përket mbrojtjes, ku pritet të shihet gjendja e Oltion Rapës dhe e dyta vjen në mesin e fushës, ku me shumë mundësi do të zbresin nga minuta e parë afrimet e reja të bardhekuqv­e. Prapavija është reparti më i boshatisur aktualisht dhe kjo vjen prej dëmtimet. Dy prej lojtarëve që mund të mbajnë një peshë jo të vogël në prapavijë, nuk janë gati. Jemi duke folur për Dritmir Beci dhe Oltjon Rapën. Shkodrani është i ndalur në infermieri prej kohësh dhe ende nuk ka një sinjal se kur mund të rikuperohe­t. Ndërsa memalioti vazhdon terapinë riaftësues­e, pas një dëmtimi në kofshë dhe për momentin nuk është ende gati. Kjo ka bërë që trajneri të ndryshojë disi në këtë ndeshje. Nga porta do ta nisë Ruçi, ndërsa para tij serbi po mendon të rreshtojë Frashërin dhe Idrizajn në krahë, në qendër pritet të startojë dyshja Randi dhe Prençi. Kjo duket si mundësia më e mirë për momentin në këtë repart. Me Randin e detyruar të kthehet disi më në prapavijë se në pozicionin e tij natyral, rolin e ekranit para mbrojtjes pritet që ta bëjë Alii, në një skemë tashmë të ndryshuar krejtësish­t nga trajneri Gvozdenovi­ç. Me kalimin në rreshtimin 4-14-1, mesi i fushës do të formohet nga Moraesh dhe Pecani në qendër, ndërsa nga krahët pritet që të luajnë Lika dhe Liço. Në majën e sulmit pritet të jetë i vetëm një mes Abubakar dhe Temitope, me këtë të fundit disi më të avantazhua­r për të startuar ndeshjen nga minuta e parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania