Panorama Sport (Albania)

Burreli ndryshon trajnerin, Bubeqi i zë vendin Hotit

I papritur te matjanët, ka rokadë në stol Kavajasi prezantohe­t sot, pritet Diogo në huazim

- MARTIN DEDAJ

Burreli ndryshon tra jnerin. Pak orë para rifillimit të Kategorisë së Parë, klubi ka marrë një vendim të papritur. Deri dje ekipi u stërvit nga Renato Hoti, por sot pritet që “frenat” t’i marrë dikush tjetër. Do të jetë Dorjan Bubeqi, i pari i stoli të matjanëve për pjesën e dytë të këtij sezoni. Nuk ka më asnjë dyshim, pasi ishte vetë kavajasi që e konfirmoi për “Panorama Sport”: “Po është e vërtetë. Kam arritur akordin me drejtuesit. Sot (nesër) do të prezantohe­m”. Në debutim ai do të përballet me shkuarën, pasi javën e 12-të do ta luajnë me Besën. Kundërshta­rin e njeh mirë dhe ky do të jetë një “bonus” i madh për 44-vjeçarin.

MISTER “HOTI”

Ky lajm ka ardhur si “rrufe” edhe për vetë ish-trajnerin,

të paktën këtë ka lënë të nënkuptohe­t gjatë bisedës me gazetën. Edhe pse u pyet konkretish­t për këtë “rokadë”, ai nuk ka pranuar që të japë detaje: “Sapo përfundova stërvitjen dhe po përgatitem­i seriozisht për ndeshjen e radhës. Do të presim Besën në Burrel”. Pistat e kësaj lëvizjeje nuk dihen. Dorëheqje apo shkarkim, kjo mbetet për t’u mësuar në vijim. Nuk përbën habi fakti që Renato Hoti të mbetet pjesë e stafit teknik, sidoqoftë kjo dilemë do të marrë zgjidhje vetëm sot.

TENTOHET DIOGO

Burreli nuk ka qëndruar pasiv në merkato. Që prej hapjes së tregut të transferim­eve, janë përforcuar ndjeshëm. Kadri Birja, Donat Toma, Enbija Shehu, Gentian Binishi dhe Deivid Silva Kosta janë afrimet e konfirmuar­a. Sakaq, zyrtarisht është larguar Xhon Mora dhe Sinan Dani. Ky i fundit është kthyer te Dinamo, pasi i mbaroi afati i huazimit. Një tjetër lojtar ama pritet nga kryeqyteta­sit. Në Burrel mund të shkojë fantazisti Diogo da Silva. Nuk ka asgjë të mbyllur, pasi duhet parë nëse do të pranojë braziliani.

 ?? ?? Dorian Bubeqi, trajneri 44-vjeçar
Dorian Bubeqi, trajneri 44-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania