Panorama Sport (Albania)

Mbi 200 ultras në Peqin, Stojku: Askush nuk mund të na ndalë

- VLADIMIR MEMA

AF Elbasani është duke i dhënë dorën e fundit përgatitje­ve në kuadër të ndeshjes që do të kenë me Shkumbinin këtë të dielë. Verdheblut­ë besojnë te pikët e plota për të ruajtur ritmin e kreut. Të paktën, kështu shprehet në një prononcim për “Panorama Sport” trajneri Gentian Stojku, i cili vlerëson kundërshta­rin, por ka besim se skuadra do të dijë të marrë rezultatin. “Përpara kemi një ndeshje të vështirë, si të gjitha që janë në këtë kategori, por ne kemi synime të qarta dhe nuk kemi luksin të bëjnë hapa falsë. Do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin dhe të ruajmë ritmin e kreut. Gjatë kësaj periudhe kemi zhvilluar disa miqësore ku kemi parë edhe afrimet e reja dhe mund të them se jam i kënaqur me paraqitjet e bëra, ndaj e shoh skuadrën gati për të përballuar ndeshjen me Shkumbinin. I kemi hyrë një rruge që duhet të ngjisim Elbasanin

një kategori më lart dhe kam besim se në fund do ta realizojmë këtë objektiv”, u shpreh fillimisht tekniku i verdhebluv­e. Sa i përket merkatos, Stojku është besimplotë se deri kur të mbyllet mund të afrojnë ndonjë tjetër element. “Përgjithës­isht ne jemi të kompletuar, por deri në fund do të qëndrojmë në pritje të ardhjes së ndonjë elementi të ri që mund të na bëjë punë. Një trajner do gjithnjë të ketë një grup sa më të kompletuar në skuadër dhe të ketë mundësi zgjedhjeje, ndaj na mbetet të presim deri kur të mbyllet merkatoja. Edhe nëse afrimi nuk do të vijë, sërish synimet tona janë të njëjta sa i përket ngjitjes”, mbylli prononcimi­n e tij për gazetën tekniku elbasanas. Sakaq, tifozët kanë nisur organizime­t për këtë transfertë. Mbi 200 ultras pritet të jenë të pranishëm në Peqin për të ndjekur derbin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania