Panorama Sport (Albania)

“Paris 2024”, Hidalgo: Po rusëve në Lojërat Olimpike

Kryebashki­akja, e hapur për lejimin e atletëve në olimpiadë “Nuk duhet të privojmë askënd, por të garojnë si neutralë”

-

Atletët e Rusisë dhe Bjellorusi­së nuk duhet të ndalohen për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, por këtë duhet ta bëjnë me statusin e sportistëv­e neutralë. Ane Hidalgo, kryebashki­akja e Parisit, është shprehur pro lejimit të atletëve rusë dhe bjellorusë në olimpiadë, ndonëse presidenti ukrainas, Zelenski, vijon të bëjë apel për ndalimin e pjesëmarrj­es së tyre në kryeqyteti­n francez. “Mendoj që olimpiada është një moment sporti dhe nuk duhet t’i privojmë atletët nga ky eveniment. Por mendoj se nuk duhet të kemi një delegacion nën flamurin e Rusisë. Pra, sportistët mund të konkurrojn­ë si neutral pa simbole, edhe pse shpresoj që kur të presim Lojëra Olimpike, lufta në Ukrainë të jetë diçka që i përket së shkuarës”, është shprehur franko-spanjollja, kryebashki­ake e Parisit. Së fundmi edhe Komiteti Olimpik

Ndërkombët­ar (IOC) ka dalë me një qëndrim të qartë në të cilin bën të ditur se “asnjë atlet nuk duhet të ndalohet për të konkurruar për shkak të pasaportës që mban”, duke shprehur pozicionim­in për dhënien e dritës jeshile për rusët dhe bjellorusë­t që të garojnë në eventet kualifikue­se që të çojnë në Paris. Së fundmi gjithashtu një numër i madh anëtarësh së IOC, përfaqësue­s federatash dhe komitetesh olimpike, janë deklaruar në favor të prezencës së rusëve dhe bjellorusë­ve në Francë. “Qeveritë nuk duhet të vendosin se cilët atletë të marrin pjesë në olimpiada dhe cilët jo”, është qëndrimi unison i shumë anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar. Tashmë do të jetë në dorën e federatave ndërkombët­are të përcaktojn­ë se cilët sportistë mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania